Aktivet e jashtme neto të sektorit bankar kinez, në 166.5 miliardë dollarë
2023-04-01 15:42:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori bankar i Kinës kishte 1.5186 trilionë dollarë aktive financiare të jashtme dhe 1.3522 trilionë dollarë detyrime të jashtme në fund të vitit 2022, duke rezultuar në aktive të jashtme neto prej 166.5 miliardë dollarë, treguan të dhënat nga Administrata Shtetërore e Këmbimit, citon “Xinhua”.

Për sa i përket mjeteve financiare të jashtme, depozitat dhe kreditë arritën në 988.3 miliardë dollarë, duke zënë 65 për qind të totalit dhe obligacionet shënuan vlerën 330.4 miliardë dollarë, duke zënë 22 për qind të totalit.

Për sa i përket monedhave, aktivet RMB ishin 294.4 miliardë dollarë, duke zënë 19 për qind, ndërsa aktivet në dollarë amerikanë ishin 938.4 miliardë dollarë, duke zënë 62 për qind.

Në rastin e detyrimeve të jashtme, detyrimet për depozitat dhe kreditë ishin 760.6 miliardë dollarë, duke zënë 56 për qind, dhe detyrimet e obligacioneve arritën në 230.7 miliardë dollarë, duke zënë 17 për qind të detyrimeve të jashtme. (Irma)