Raporti: Më shumë se gjysma e pajisjeve shtëpiake të Kinës shiten përmes kanaleve “online”
2023-04-01 15:53:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shitjet me pakicë në internet të pajisjeve shtëpiake në Kinë përbënin 58.2 për qind të totalit vitin e kaluar në mes të bumit të tregtisë elektronike të vendit, tregoi një raport nga Qendra Kineze për Zhvillimin e Industrisë së Informacionit nën Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”.

Sipas raportit, shitjet totale në internet arritën në 486.1 miliardë juanë (rreth 70.6 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, 4.24 për qind më shumë se një vit më parë.

Për shumë nënkategori të pajisjeve elektroshtëpiake, përqindja e porosive “online” arriti një nivel të ri vitin e kaluar.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se klientët kinezë priren të blejnë pajisje shtëpiake që janë të nivelit të lartë, inteligjente dhe miqësore me mjedisin, duke reflektuar trendin e përmirësimit të konsumit në vend.

Në raport thuhet se ndërsa një sërë politikash pro konsumit hyjnë në fuqi, tregu i konsumit të Kinës do të shohë një themel më të fortë rikuperimi dhe tregu i pajisjeve shtëpiake do të ngrohet gradualisht. (Irma)