CMG-ja: Hapja e Kinës i sjell botës besim
2023-04-01 16:44:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boao-s e zhvilluar nga 28 deri më 31 mars në Hainan të Kinës tërhoqi mbi 1.500 politikanë, biznesmenë e dijetarë të ardhur nga mbi 50 vende e rajone. Nën sfondin e paqëndrueshmërisë dhe paqartësisë globale, tema kryesore e mbledhjes vjetore “Bota e paqartë: Bashkëpunim e Hapja” tregoi pritjen e njerëzve për një botë të qëndrueshme.

Gjatë mbledhjes katërditore, shumë pjesëmarrës të huaj u shprehën se Kina ka lëshuar sinjale të qarta të hapjes me botën e jashtme, duke ruajtur prirjen e rritjes së fuqishme ekonomike. Ata shprehën besimin e plotë për tregun e gjallë kinez, mjedisin e mirë tregtar dhe sistemin e plotë të zinxhirit furnizues.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, në janar të këtij viti, investimet e huaja në Kinë arritën në 127 miliardë e 690 milionë juanë (rreth 18.6 miliardë dollarë), duke u rritur 14.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Këtë vit, Kina ka ndërmarrë një sërë masash të reja të hapjes me botën e jashtme. Nga bashkëpunimi bujqësor mes Hainanit e ASEAN-it, iniciativa për marrëdhëniet e partneritetit të zonave e porteve të tregtisë së lirë globale, promovimi i zhvillimit me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë”, deri në bashkëpunimi për ekonominë digjitale e të gjelbër, hapja e nivelit të lartë të Kinës ndaj botës së jashtme po thellohet dhe forcohet hap pas hapi.

Zhvillimi paqësor e i qëndrueshëm në Kinë dhe Azi i ka sjellë botës besim. Sipas raportit “Perspektiva dhe integrimi i ekonomisë aziatike” të bërë në Forumin e Boao-s, PBB-ja e vendeve aziatike në vitin 2023 do të arrijë në 4.5 për qind, e cila do të jetë një pikë e ndritshme në tablonë e zymtë të ekonomisë së sotme globale. (Fani)