Çfarë ndodhi para ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Hondurasit dhe Tajvanit
2023-04-01 16:21:27

Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme e Hondurasit njoftoi se presidentja e këtij vendi Xiomara Kastro së shpejti do të vizitojë Kinën. Kjo ndodh vetëm katër ditë pasi Hondurasi ndërpreu të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me autoritetet tajvaneze, duke vendosur marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën.

Para vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Hondurasit, autoritetet e Partisë Demokratike e Progresive të Tajvanit u orvatën ta pengonin këtë, por nuk patën rezultat. Për një kohë të gjatë, autoritetet e kësaj partie tajvaneze kishin ruajtur të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me Hundurasin përmes “diplomacisë së arit dhe dollarit”. Në vitin e parë pas ardhjes në pushtet të presidentes Cai Yingwen, “buxheti konfidencial” i Departamentit të Punëve të Jashtme të autoriteteve tajvaneze u shtua me tre ose katër herë. Këto fonde nuk i nënshtroheshin mbikqyrjes dhe rishikimit dhe përdoreshin për “diplomacinë e parave”, duke fshehur financimin e paligjshëm të politikanëve të huaj.

Gjatë konkurrimit për presidente në nëntor të vitit 2021, duke nisur nga interesat e vendit dhe popullit të Hondurasit, Xiomara Kastro u shpreh se nëse zgjidhej, do të ndërpriste marrëdhëniet me Tajvanin dhe vendoste marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Pasi morën vesh këtë, autoritetet tajvaneze forcuan “diplomacinë e parave” ndaj Hundurasit dhe blenë disa media lokale për të ndikuar opinionin publik dhe kundërshtuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën, duke kërkuar edhe përkrahjen e ShBA-së.

Por faktet treguan se “pavarësia e Tajvanit” nuk ka rrugëdalje, parimi i “një Kine” është pranuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. (Fani)