Parlamenti turk ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO
2023-04-01 14:22:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Parlamenti i Turqisë ratifikoi me 276 vota pro protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Ky votim do të thotë se tani të 30 shtetet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Finlandës, si kusht që ajo të bëhet pjesë e aleancës, shkruan “ATSH”.

Duke braktisur politikën disadekadëshe të mosangazhimit ushtarak pas nisjes së konfliktit ruso-ukrainas shkurtin e kaluar, Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, në maj 2022.

Por Turqia, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, u kërkoi dy vendeve nordike të ndërmarrin veprime konkrete kundër grupeve terroriste si PKK dhe FETO, në mënyrë që të jepte dritën jeshile për anëtarësim.

Në qershor, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum me Turqinë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë zyrtare dhe diplomatë të lartë dhe zyrtarë nga të tri vendet kanë mbajtur takime të ndryshme që atëherë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes tripalëshe.

Suedia miratoi ligjin kundër terrorizmit nëntorin e kaluar, duke shpresuar se Turqia do të miratojë aplikimin e vendit për t’u bashkuar me NATO-n.

Ligji i ri, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, do t’i lejojë autoritetet të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste. (Irma)