Marina e Kinës fillon përzgjedhjen e praktikantëve adoleshentë të aviacionit
2023-03-31 16:40:57

VCG

VCG

Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) ka filluar përzgjedhjen e maturantëve nga shkollat e mesme në 14 rajone të nivelit provincial për programin e aviatorëve adoleshentë, raportoi “China Daily”.

Procesi i përzgjedhjes, që përfshin rreth 4500 aplikantë të kualifikuar, filloi në fund të marsit në Henan, Shandong, Hubei, Jiangxi dhe Chongqing, midis rajoneve të tjera, thuhet në raport, duke cituar zyrën e rekrutimit të fluturimit të Marinës PLA.

VCG

VCG

Nisma, e inauguruar në vitin 2015 me miratimin e Marinës PLA dhe Ministrisë së Arsimit, synon të tërheqë kandidatë që janë të interesuar për aviacionin dhe janë të kualifikuar për fluturim ushtarak, thuhet në raport, duke shtuar se do të krijohet një grup talentesh për njësitë e aviacionit të Marinës në anije.

Sipas raportimeve, aplikantët për programin e aviatorëve adoleshentë duhet të kenë lindur mes 31 gushtit 2006 dhe 31 gushtit 2009, me një gjatësi midis 162 dhe 181 centimetra.

Pas kalimit të të gjitha raundeve të procesit të përzgjedhjes, dhjetëra aplikantë do të regjistrohen në program në një shkollë të mesme partnere në secilin prej 14 rajoneve të nivelit provincial, njoftoi zyra e rekrutimit.

VCG

VCG

Gjatë gjithë programit trevjeçar, studentët do t'i nënshtrohen trajnimit gjithëpërfshirës mbi ekspertizën detare dhe fluturuese dhe do të trajtohen si kadetë ushtarakë, thuhet në raport.

Raporti thekson se ata që kalojnë testet e nevojshme pas tre vjetësh do të pranohen në Akademitë e Aviacionit Detar ose në disa nga universitetet më të mira të Kinës që bashkëpunojnë me Marinën PLA për trajnimin e pilotëve. (Irma)