
Në një artikull të publikuar të hënën në uebsajtin amerikan "Responsible Statecraft" thuhet se nuk është ende vonë që ShBA-ja të shmanget nga një "Luftë e Ftohtë e re" me Kinën. Sipas artikullit, marrëdhëniet kino-amerikane ndodhen në një spirale të rrezikshme rënieje, por për ruajtjen e paqes në planetin tonë, dy ekonomitë më të mëdha të botës duhet të gjejnë një rrugë për t'u marrë vesh me njëra-tjetrën.
Në artikull vihet në dukje se Kongresi amerikan krijoi Këshillin e Posaçëm mbi Konkurrencën Strategjike ShBA-Kinë për "shmangien e rreziqeve", por mënyra më e arsyeshme është shmangia e konflikteve nëpërmjet forcimit të shkëmbimeve dypalëshe. Kina nuk synon përmbysjen e sistemit qeverisës të ShBA-së dhe as PKK-ja nuk kërkon eksportimin e revolucionit si Bashkimi Sovjetik i dikurshëm. Prandaj, nuk ekziston i ashtuquajturi "kërcënim nga Kina". (Wang Lei/ Artan)
