“Bankers Petroleum Albania” prezanton impiantin e trajtimit të mbetjeve në “Expocity Albania”
2023-03-31 16:24:12

Bankers Petroleum Albania (Foto Bankers Petroleum)

Bankers Petroleum Albania (Foto Bankers Petroleum)

Kompania kineze e naftës që operon në Shqipëri, “Bankers Petroleum Albania”, mori pjesë në edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë të organizuar nga “Expocity Albania”, i zhvilluar më 29-31 mars, ku prezantoi impiantin e ri të trajtimit të mbetjeve, i cili do të reduktojë mbetjet nga operacionet hidrokarbure dhe do të sigurojë që mos të ketë ndotje dytësore.

Bankers Petroleum Albania (Foto Bankers Petroleum)

Bankers Petroleum Albania (Foto Bankers Petroleum)

“Kjo teknologji, na lejon të përdorim lëndë të para alternative për të prodhuar lëndë djegëse alternative me modifikime minimale dhe më pak kosto. Gjithashtu, na lejon të reduktojmë numrin e Ekopit-eve në përdorim”,- thuhet në njoftimin e kompanisë në rrjetet sociale.

Po ashtu, në njoftim theksohet se panair u trajtua situata aktuale e sektorit të energjisë në të cilën ndodhet bota sot. Aktiviteti, ndër tema të tjera, u fokusua në politikat energjetike, aspektet ligjore, eficencën e energjisë dhe planifikimin ekologjik.

Bankers Petroleum Albania (Foto Bankers Petroleum)

Bankers Petroleum Albania (Foto Bankers Petroleum)

 “Bankers Petroleum Albania” është e angazhuar për të promovuar praktika të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit në sektorin e energjisë”,- thuhet në postimin në “Facebook”. (Irma)