Filmi i animuar “Suzume” kryeson arkëtimet në Kinë
2023-03-31 14:46:33

VCG

VCG

Filmi aventuresk i animuar japonez “Suzume” kryesoi arkëtimet në Kinën kontinentale, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”.

Filmi, me regji të Makoto Shinkai, arkëtoi 15.03 milionë juanë (rreth 2.19 milionë dollarë amerikanë) në ditën e pestë të shfaqjes së tij.

Filmi i animuar flet për taimin e pamundur mes një vajze 17-vjeçare dhe një të riu misterioz, i cili nis një udhëtim për të parandaluar një sërë fatkeqësish në të gjithë Japoninë.

Me regji dhe me protagonist Dong Chengpeng, komedia vendase “Post Truth” u rendit e dyta në arkëtime, duke arritur të martën në 10.35 milionë juanë.

Në vendin e tretë qëndron drama vendase “The Best Is Yet to Come”, me rreth 3.14 milionë juanë. (Irma)