“Bursa e Ambasadorit 2022” vlerësim për 41 studentë të kinezishtes
2023-03-31 10:53:19

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka ofruar një platformë efektive për studentët shqiptarë për të mësuar dhe kuptuar gjuhën dhe kulturën kineze duke u kthyer në një urë të rëndësishme të miqësisë kino-shqiptare.

Para disa ditësh Ambasadori kinez Zhou Ding mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së Bursave të Ambasadorit për vitin 2022, në Institutin “Konfuci” pranë Universitetit të Tiranës. Ky ishte edicioni i dytë i ndarjes së certifikatave të vlerësimeve për 40 stidentë të niveleve të ndryshme të mësimit të gjuhës kineze dhe profesorë të Institutit “Konfuci” të Universitetit të Tiranës. Profesori Glendi Xhani dhe studentja Atinela Nikolla janë ndër të vlerësuarit me këto certifikata. Për Grupin Mediatik të Kinës ata flasin për këto vlerësime.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve (Foto CMG)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve (Foto CMG)

CMG: Në këtë aktivitet “Çmimi i mësuesit të shquar” iu dha profesorit Glendi Xhani, i cili është cilësuar si shumë i dashur për studentët. Si e pritët këtë vlerësim?

Glendi Xhani: Unë jam ndjerë shumë i privilegjuar për këtë çmim që më është dhënë nga ambasada, por jam ndjerë i vlerësuar dhe nga studentët sepse është një faktor tregues që unë kam dhënë një fare impakti për ta. Më bëhet qejfi që kam dhënë ndihmesën time që ata të rriten dhe të vlerësojnë sa më shumë gjuhën dhe kulturën kineze. Për mua ka qenë realisht një vlerësim shumë i madh dhe uroj që tua shpërblej besimin.

CMG: Për certifikatën “Mësues i shkëlqyer” është bërë ndonjë votim nga nxënësit dhe studentët?

Glendi Xhani: Është bërë një votim midis pedagogëve por dhe të disa studentëve.

Certifikatë e G. Xhani (Foto CMG)

Certifikatë e G. Xhani (Foto CMG)

CMG: Atilena Nikolla si studente e kinezishtes gjatë ceremonisë je vlerësuar për përkushtimin në studime. Çfarë do të thotë ky vlerësim për ty?

Atinela Nikolla: Për mua është vërtet kënaqësi ky vlerësim sepse do të thotë që ka dhënë rezultat puna që njëkohësisht është parë dhe vlerësuar nga Instituti.

CMG: Glendi prej sa vitesh ushtron profesionin e mësuesit të kinezishtes ?

Glendi Xhani: Në tetor mbush 5 vjet

CMG: Si ka qenë rrugëtimi yt në mësimin e kinezishtes?

Glendi Xhani: Në fillim babait tim iu kërkua të punonte në Indi ose në Kinë

CMG: Po flasim për ish ambasadorin e Shqipërisë në Kinë, Kujtim Xhani

Glendi Xhani: Po. Kur babai na pyeti unë isha i pari që thashë dua të iki në Kinë edhe pse nuk e kisha idenë fare. Me përballjen e pare me gjuhën kineze unë u shokova disi, sepse ishte diçka e panjohur

CMG: Po flasim për moshën?

Glendi Xhani: 10 vjeç, në prill të vitit 2000. Kur e hasa kinezishten për here të pare mu duk shumë e çuditshme. Shkova në shkollë publike në Pekin ku çdo lëndë ishte në gjuhën kineze. Në fillim normalisht je pak si i trembur, por me kalimin e viteve ambjentohesh dhe falë gjuhës sonë ne e kemi më të lehtë mësimin e gjuhëve të huaja. E kisha disi më të thjeshtë dhe pastaj me kalimin e kohës u bëra “gjysmë kinez”

Glendi Xhani dhe Atinela Nikolla në intervistë për CMG

Glendi Xhani dhe Atinela Nikolla në intervistë për CMG

CMG: Keni studiuar në Kinë gjithë ciklin akademik?

Glendi Xhani: Po. Edhe universitetin, ku në fillim studiova për gjuhën kineze dhe pastaj për juridik.

CMG: Pasi u kthyet në Shqipëri vendosët të punoni pranë Institutit “Konfuci”. Puna në këtë institut i përmbush të gjitha pritshmëritë tuaja?

Glendi Xhani: Patjetër. Në fillim nuk ma merrte mendja se si mund të ishte sepse mendoja që shqiptarët nuk kishin kaq shumë njohuri të gjuhës kineze dhe kisha pak frikë se si do ta prezantoja këtë gjuhë kaq të veçantë. Kur fillova me grupin e pare në vitin 2018 e kuptova se sa të etur ishin për këtë gjuhë të rrallë dhe ma lehtësuan shumë punën.

CMG: Këtë vit Instituti “Konfuci” mbush 10 vjet të veprimtarisë së tij në Shqipëri. Është një platformë për të gjithë shqiptarët e të gjitha moshave që duan të mësojnë gjuhën kineze, të njohin kulturën e saj. Imagjinoni sa e lehtë është ta mësosh këtë gjuhë me një profesor shqiptar! Atinela, ti nuk ke studiuar kinezisht si Glendi që në moshë të vogël. Kur ka nisur rrugëtimi yt me kinezishten?

Atinela Nikolla: Ka nisur në vitin 2021 si një rastësi për ta provuar dhe tani më ka krijuar varësi

CMG: Një varësi e mirë, kjo

Atinela Nikolla: Po, një varësi e mirë. Tani jam totalisht e fokusuar në vazhdimin e mësimit të gjuhës kineze dhe e kam përparësi.

CMG: Në cilin nivel studion?

Atinela Nikolla: Tani jam në nivelin e tretë.

Profesori Glendi Xhani dhe ambasadori i Kinës Zhou Ding (Foto CMG)

Profesori Glendi Xhani dhe ambasadori i Kinës Zhou Ding (Foto CMG)

Glendi Xhani: Kam parë disa foto të Atinelës që ka një faqe muri me hieroglife, Imagjino sa e fokusuar është!

CMG: Atinela në mediat sociale tregon rrugëtimin e saj me studimin e gjuhës kineze, por kjo certifikatë është si një shkallë për t’u ngjitur më lart

Atinela Nikolla: Patjetër që po. Unë kam synime të tjera dhe shpresoj shumë të iki në Kinë. Aktualisht jam në komunikim me një nga universitetet e Kinës, Universitetin Normal të Pekinit për të aplikuar për një doktoraturë duke pare dhe mundësitë për vazhdimin e gjuhës.

CMG: Ndërkohë studimet e tua këtu për çfarë janë?

Atinela Nikolla: Në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale për filozofi. Ne në shkollë nuk kemi studiuar ndonjëherë filozofi lindore dhe aq më tepër filozofi kineze dhe jam shumë e interesuar për këtë.

CMG: Glendi, jeni i fokusuar vetë m në mësimdhënie apo merreni dhe me fushën e përkthimit?

Glendi Xhani: Fokusi kryesor është te mësimdhënia por jam dhe përkthyes zyrtar për gjuhën kineze. Kryesisht janë përkthime biznesi .

CMG: Nuk menduat të ndiqnit rrugën e diplomacisë, si babai juaj?

Glendi Xhani: E kam menduar gjatë dhe ka qenë një nga ëndrrat e mia

CMG: Sa i përket studentëve tuaj thamë se Bursa e Ambasadorit  nuk ka të bëjë me bursa të mirëfillta, por me certifikata vlerësuese. Sa studentë morën çmime?

Glendi Xhani: Janë 41 studentë në total të niveleve të ndryshme.

CMG: Më së shumti janë certifikata vlerësuese me ndonjë çmim simbolik, apo me to mund të shkojnë të studiojnë në Kinë ?

Glendi Xhani: Janë certifikata stimuli dhe mirënjohje sepse nuk është e thjeshtë për të mësuar gjuhën kineze. Ambasada duke treguar një vlerësim ndaj studentëve shqiptarë, i bën ata më kuriozë  për gjuhën kineze.

CMG: Në cilin  nivel përfundojnë studimet e kinezishtes në Institutin “Konfuci”?

Glendi Xhani: Studimet për gjuhën kineze nuk mbarojnë kurrë. Edhe unë që kam 15 vjet që merre

Studentja Atinela Nikolla dhe ambasadori Zhou Ding (Foto CMG)

Studentja Atinela Nikolla dhe ambasadori Zhou Ding (Foto CMG)

m me kinezishten akoma jam student i saj sepse nuk ka fund. Ndërsa për certifikim janë 6 nivele dhe studentët për të aplikuar për  një burse universitare i duhet niveli 4 ose 5 i gjuhës kineze në varësi të universitetit.Certifikimin e niveleve e bën Instituti “Konfuci” dhe ky është një nga kriteret kryesore për të aplikuar për një burse studimi

CMG: Glendi sa mund të jetë përafërsisht numri i studentëve shqiptarë të certifikuar në nivelin 4, 5 dhe kanë vazhduar studimet në Kinë?

Glendi Xhani: Me këtë nivel janë certifikuar rreth 43 vetë, ndërsa me nivelin 6 është i pari vëllai im.

CMG: Atinela, duke patur dhe impenjime të tjera si e ndan kohën për të studiuar kinezishten ?

Atinela Nikolla: Unë e vë të parën dhe më pas të gjitha gjërat e tjera vijnë të dytat.

Glendi Xhani: Gjuha kineze kërkon kohën e vet si çdo gjuhë tjetër, por ka diçka të veçantë që janë hieroglifet. Unë preferoj të studiohet gjuha e folur dhe hieroglifet së bashku sepse të jep mundësi të marrësh njohuritë gradualisht.

Atinela Nikolla: Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë sepse të mësohet syri me hieroglifet, me një mënyrë të shkruari.

CMG: Ju Glendi u flisni kinezisht fëmijëve tuaj?

Glendi Xhani: E kam si ide që tua filloj në moshë të vogël sepse nga eksperienca që kisha në Kinë  të mësuarit e një gjuhe nis në moshë të vogël sepse truri i fëmijëve është si sfungjer dhe e kanë shumë më të thjeshtë për ta marrë informacionin. Vajza ime është 3 vjeç dhe do të pres të përvetësojë fillimisht gjuhën shqipe.

Intervistoi Eda Merepeza