Sondazhi i CGTN-it: 84.5 % mendojnë që modernizimi kinez ofron një pikë referimi të re për botën
2023-03-31 16:21:57

foto/VCG: Chongqing

foto/VCG: Chongqing

Rreth 84.5 për qind e të pyeturve globalë thanë se modernizimi i Kinës ofron një pikë referimi krejtësisht të re për rrugën e zhvillimit të vendeve të tjera e një zgjidhje kineze për të eksploruar një sistem më të mirë shoqëror për njerëzimin, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer në 21 vende nga Instituti i Studimit të Politikave i CGTN- it dhe Instituti Kinez i Opinionit Publik pranë Universitetit Renmin të Kinës.

Kina theksoi se do të nxisë rilindjen e kombit kinez në një mënyrë të gjithanshme me atë të modernizimit kinez, duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës.

Në vitet e fundit, Kina ka pasur arritje të spikatura në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Shumica e të pyeturve në sondazh vlerësuan lart arritjet kineze. 92.6 për qind e tyre kanë mbresa të thella nga zhvillimi ekonomik i Kinës, 92.7 për qind besojnë që Kina ka bërë përparim të madh në shkencë e teknologji, kurse 72.7 për qind mendojnë se kultura kineze po bëhet gjithnjë e më tërheqëse e ndikuese. Këto arritje kanë vënë një themel të fortë për modernizimin e Kinës.

foto/VCG: Jiangxi

foto/VCG: Jiangxi

Në sondazh, rreth 89.8 për qind e pjesëmarrësve globalë çmuan lart konceptin e modernizimit kinez dhe karakteristikat e tij të veçanta. Për shembull, 91.3 për qind mbështesin idenë se modernizimi duhet të synojë drejtësinë shoqërore dhe vlerësojnë lart përpjekjet e Kinës për të arritur begatinë e përbashkët. Ndërkohë, 84.3 për qind besojnë se "ndihma për të realizuar vlerat vetjake" është gjithashtu një element i rëndësishëm i modernizimit, duke shtuar që, pavarësisht nga popullsia e madhe e Kinës, modernizimi kinez përpiqet më shumë për t'i dhënë secilit hapësirë për të realizuar vlerat e veta. Përveç kësaj, 74.4 për qind janë të mendimit që modernizimi nuk duhet të zgjidhë vetëm problemet materiale, po duhet të marrë parasysh edhe nevojat shpirtërore të njerëzve.

foto/VCG: Shangai

foto/VCG: Shangai

Në sondazh, 84.5 për qind e pjesëmarrësve globalë vlerësojnë se modernizimi i Kinës ofron një pikë referimi krejt të re për rrugët e zhvillimit që mund të ndjekin vendet e tjera dhe një zgjidhje kineze për të eksploruar një sistem më të mirë shoqëror për njerëzimin. Po ashtu, 74 për qind presin që Kina të japë më shumë kontribute për botën, tre kryesoret ndër të cilat janë "nxitja e zhvillimit ekonomik botëror dhe e bashkëpunimit tregtar, rritja e shumëpolarizimit dhe e qytetërimeve botërore dhe përmirësimi i mjedisit botëror e i zhvillimit të qëndrueshëm" .

Sondazhi u krye me gjithsej 2 150 pjesëmarrës nga 21 vende. (Artan)