Nisma “Një brez, një rrugë”
2023-03-31 17:31:45

Nisma “Një brez, një rrugë” (BRI) – propozim i Kinës për bashkëpunimin me vende të tjera mbi ndërtimin e një brezi ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe një Rruge Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të - u paraqit nga presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitave të tij në Azinë Qendrore e Juglindore në shtator dhe tetor të vitit 2013. Është një iniciativë strategjike e nisur nga udhëheqja qendrore e Kinës dhe një nismë madhore për hapjen e gjithanshme të Kinës ndaj botës së jashtme. Ajo gjithashtu shërben si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Iniciativa fokusohet në promovimin e koordinimit të politikave, ndërlidhshmërisë infrastrukturore, tregtisë së papenguar, integrimit financiar dhe lidhjeve më të ngushta të popujve përmes konsultimeve dhe përpjekjeve të përbashkëta, me synimin e sjelljes së përfitimeve për të gjitha palët përfshirëse.

Nisma “Një brez, një rrugë” e ka origjinën në Kinë, por i përket botës. Ajo është e rrënjosur në historinë e lashtë të Rrugës së Mëndafshit dhe është krijuar për të trashëguar dhe çuar përpara frymën e kësaj rruge të famshme, e cila mishëron paqen dhe bashkëpunimin, çiltërsinë dhe gjithëpërfshirjen, mësimin e ndërsjellë dhe përfitimin reciprok. 

Nisma përfshin vende dhe rajone të ndryshme, me faza specifike zhvillimi dhe me kultura që dallojnë. Është një produkt publik i ofruar nga Kina ndaj botës dhe një nismë për zhvillim, bashkëpunim dhe hapje.

Foto:VCG

Foto:VCG

Që nga fillimi i tij në 2013-ën deri më 7 dhjetor të vitit të kaluar, është vendosur një kornizë e përgjithshme bashkëpunimi, ndërsa Kina ka nënshkruar mbi 200 dokumente dhe marrëveshje me 150 vende e 32 organizata ndërkombëtare për ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”. Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Këshilli i Sigurimit i janë referuar nismës në disa nga rezolutat e tyre, si për shembull në Rezolutën nr. 2344 të Asamblesë së Përgjithshme iu bë thirrje komunitetit ndërkombëtar të rriste bashkëpunimin ekonomik rajonal përmes nismës “Një brez, një rrugë”.

Mirëpo, krahas nxitjes së procesit të ndërtimit të kësaj iniciative, disa vende perëndimore të kryesuara nga ShBA-ja, kanë spekuluar për qëllimin e këtij propozimi të palës kineze, duke e quajtur atë si një mjet për të “kontrolluar” vendet pjesëmarrëse dhe për të fituar “interesa gjeopolitike”. Lidhur me këto, Kina ka theksuar disa herë qëndrimet e saj të prera, të cilat mund të përgjithësohen në këto pika në vijim:

Foto:VCG

Foto:VCG

1.    Nisma është gjithëpërfshirëse dhe e hapur, e cila nuk synon krijimin e “rretheve” të mbyllura ekskluzive për interesat e një grupi të vogël vendesh.

2.    Nisma është një platformë për bashkëpunim me rezultate konkrete, por jo “vegël” e lojës gjeopolitike.

3.    Nisma fokusohet për zhvillim të përbashkët nëpërmjet konsultimeve, përpjekjeve dhe ndarjes së përbashkët, e cila nuk është një plan i ndihmës i Kinës ndaj vendeve të tjera në zhvillim.

4.    Nisma është një projekt përplotësues i mekanizmave aktuale ndërkombëtare, por jo zëvendësuese e tyre.

Foto:VCG

Foto:VCG

5.    Nisma është një urë për të forcuar lidhjet kulturore dhe njerëzore midis vendeve të ndryshme, por jo “fitili” i “konflikteve midis qytetërimeve”.(Zhang Yan)