Presidenti kinez takon kryeministrin e Malajzisë
2023-03-31 21:02:59

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten pasdite në Pekin me kryeministrin e Malajzisë Datuk Seri Anwar Ibrahim, i cili po zhvillon një vizitë zytare në Kinë.

Xi Jinping-u vuri në dukje se miqësia ndërmjet Kinës e Malajzisë ka një histori të gjatë dhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe ka qenë gjithmonë në pararojë të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit. Ky vit shënon 10-vjetorin e krijimit të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Malajzi, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve. Të dy palët duhet të bëjnë planifikimin e përgjithshëm për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve në fazën e ardhshme dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Malajzi dhe për t’i dhënë një shtysë të re lulëzimit dhe zhvillimit të të dy vendeve dhe rajonit.

Xi Jinping-u theksoi më tej se si Kina, ashtu edhe Malajzia, u përkasin qytetërimeve aziatike dhe të dy vendet janë përfituese, kontribuuese dhe mbrojtëse të globalizimit ekonomik dhe multilateralizmit. Kina është e gatshme të punojë me Malajzinë për të promovuar qytetërimet aziatike, t'i përmbahet pavarësisë strategjike dhe synimit origjinal të bashkëpunimit në Azinë Lindore, të mbështesë rolin qendror të ASEAN-it, t'i bëjë ballë me vendosmëri mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe konfrontimit midis kampeve dhe të punojë së bashku për të ndërtuar një shtëpi të përbashkët.

foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri Anwar tha se pala malajziane është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me palën kineze për të nxitur zbatimin e nismave përkatëse dhe për të promovuar bashkëpunimin për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Malajzia është e gatshme të punojë me Kinën për të forcuar bashkëpunimin dypalësh ekonomik e tregtar, të mësojë nga përvoja e Kinës në zbutjen e varfërisë dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha të tilla si modernizimi i bujqësisë. Ndërmarrjet kineze janë të mirëpritura të investojnë dhe bashkëpunojnë në Malajzi. Liria e besimit fetar të besimtarëve myslimanë kinezë dhe xhamitë janë të mbrojtura mirë, tha Anwar. Pala malajziane është e gatshme të thellojë shkëmbimet dhe dialogun ndërmjet qytetërimeve me palën kineze, vuri në dukje ai.  (Fang Xiaoyu/Artan)