Sondazhi: Niveli i besimit kinez te qeveria, në krye të listës globale
2023-03-31 16:20:51


VCG

VCG

Në një sondazh të zhvilluar nga “Edelman”, një konsulencë kryesore globale për marrëdhëniet me publikun, ndër qytetarët kinezë të intervistuar, 89 për qind thanë se i besojnë qeverisë së tyre, që është përqindja më e lartë e të gjitha vendeve të anketuara, raportoi “China Daily”.

Raporti i Kinës i Barometrit të Mirëbesimit Edelman 2023, një studim vjetor i besimit dhe besueshmërisë, u publikua të mërkurën, njoftoi gazeta, duke shtuar se rreth 32.000 të anketuar nga 28 vende morën pjesë në sondazhet online në nëntor.

Përpjekjet e qeverisë kineze për të ruajtur rritjen ekonomike dhe për të vazhduar përmirësimin e jetës së njerëzve janë faktorët kryesorë prapa nivelit të lartë të besimit në qeverinë e Kinës midis qytetarëve të vendit, sipas gazetës.

Ekziston një ndjenjë mirëkuptimi dhe vlerësimi për qeverinë e Kinës që fokusohet në rritjen dhe prosperitetin e vazhdueshëm të popullsisë, deklaroi gazeta duke cituar presidentin dhe shefin operativ të “Edelman Global”, Matthew Harrington.

VCG

VCG

Përqindja e kinezëve që thanë se i besojnë qeverisë së tyre ka mbetur vazhdimisht në krye të listës në raportet e “Edelman” viteve të fundit, vuri në dukje gazeta. (Irma)