Kina lançon projektin për të promovuar përdorimin e inteligjencës artificiale në kërkimin shkencor të teknologjisë
2023-03-31 14:34:18

VCG

VCG

Kina lançon projektin “Inteligjenca artificiale për shkencën”, për të promovuar përdorimin e kësaj inteligjence në kërkimet e teknologjisë shkencore.

I iniciuar së bashku nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencave Natyrore të Kinës, projekti do të fokusohet në problemet kryesore në disiplinat bazë, si dhe nevojat kërkimore në fusha kyçe të teknologjisë shkencore, si zhvillimi i ilaçeve dhe kërkimi i gjeneve, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, projekti do të forcojë më tej strukturën e sistemit dhe udhëzimin e përgjithshëm, në mënyrë që të promovojë integrimin e thellë të inteligjencës artificiale dhe kërkimit të teknologjisë shkencore, të promovojë hapjen dhe konvergjencën e burimeve dhe të përmirësojë aftësitë e inovacionit.

Ministria, përmes projektit, do të promovojë inovacionin e modeleve dhe algoritmeve të inteligjencës artificiale për probleme të mëdha shkencore, do të zhvillojë një numër platformash për fusha tipike kërkimore dhe do të përshpejtojë ndërtimin e një platforme kombëtare të hapur inovacioni për gjeneratën e re të fuqisë informatike publike të inteligjencës artificiale.

Po ashtu, ministria u zotua të bashkojë ekipet ndërdisiplinore të kërkimit dhe zhvillimit, të promovojë krijimin e një konsorciumi inovativ dhe të ndërtojë platforma ndërkombëtare të shkëmbimit akademik, për të ofruar zgjidhje për sfidat e përbashkëta shkencore njerëzore, duke përfshirë trajtimin e kancerit dhe krizën klimaterike. (Irma)