Skuadra kineze fiton medalje në Olimpiadën e Aftësive të Kufizuara
2023-03-31 16:48:02

VCG

VCG

Delegacioni kinez fitoi gjashtë ari, shtatë argjendi dhe shtatë bronzi në Lojërat e 10-ta Ndërkombëtare Abilimpik në Metz, një qytet në Francën lindore, raportoi “China Daily”.

Njëzet e nëntë lojtarë nga delegacioni kinez morën pjesë në 20 evente në nëntë kategori të ndryshme të Lojërave Abilimpik, Olimpiada e Aftësive Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Edhe me 15 garues më pak dhe nëntë evente më pak krahasuar me sesionin e kaluar, delegacioni kinez sërish arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, duke u renditur i katërti midis të gjitha vendeve dhe rajoneve pjesëmarrëse.

VCG

VCG

Delegacioni kinez fitoi kampionatet në gdhendjen e ushqimit, përpunimin e tekstit, parukeri, masazh, thurje me grep dhe qëndisje, përveç medaljeve të argjendta në gatim, veshjet e grave, menaxhimin e sistemeve të rrjetit, ndërtimin e faqeve në internet, përpunimin e të dhënave, fotografinë në studio, prodhimin e mobiljeve, programim kompjuterik dhe gdhendje në dru, thuhet në raport.

Lojërat “Abilympics” është një nga garat më të larta dhe më të mëdha të aftësive profesionale për personat me aftësi të kufizuara në botë. Ai synon të ndihmojë ata me aftësi të kufizuara të zhvillojnë aftësitë profesionale, të stimulojë vetëbesimin dhe potencialin e tyre dhe të sigurojë mbështetje të fortë në punësim dhe sipërmarrje. (Irma)

VCG

VCG