Kompania kineze realizon projektin e rrugës 53 milionë euro në Malin e Zi
2023-03-31 16:56:31

VCG

VCG

Grupi kinez “Shandong Hi-Speed” u kontraktua të mërkurën për të ndërtuar një rrugë 16 km midis aeroportit të Tivarit në Malin e Zi dhe plazhit Jaz. Projekti, me vlerë 53 milionë euro, është bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, shkruan “Xinhua”.

Marrëveshja u nënshkrua në kryeqytetin e Podgoricës nga drejtori i Administratës së Trafikut të Malit të Zi, Radomir Vuksanoviç, drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal të Bregut të Malit të Zi, Borislav Ivankoviç, dhe një përfaqësues i “Shandong Hi-Speed”, u bë e ditur në njoftim për shtyp nga qeveria malazeze.

VCG

VCG

Ndër të tjera, në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri malazez Dritan Abazovic, ambasadori kinez në Malin e Zi, Fan Kun, dhe përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve në Malin e Zi.

Sipas njoftimit për shtyp, projekti përfshin ndërtimin e një rruge moderne të tipit bulevard, me dy korsi dhe trotuare në të gjithë gjatësinë e rrugës, rrethrrotullime, si dhe një tubacion të ri ujësjellësi që do të përmirësojë furnizimin me ujë të bashkive Tivar, Kotor dhe Herceg Novi.

Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin dhe rindërtimin e pesë urave, instalimin e sistemeve të reja të sigurisë pasive të trafikut dhe sinjalizimit, si dhe ndërtimin e ndriçimit rrugor përgjatë rrugës.

Sipas kryeministrit Abazovic, puna intensive do të fillojë pas verës. (Irma)

VCG

VCG