Kina i dhuron Kamboxhias 16 ambulanca dhe pajisje mjekësore
2023-03-30 13:09:04

Kina ka ofruar 16 ambulanca dhe pajisje mjekësore për Kamboxhian.

Ambasadori kinez në Kamboxhia, Wang Wentian, ia dorëzoi donacionin ministrit të Shëndetësisë në Kamboxhia, Mam Bunheng, në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë në Phnom Penh, thuhet në një njoftim për shtyp të ministrisë.

Bunheng shprehu falënderimet e tij për qeverinë dhe popullin e Kinës për ndihmën e tyre, citon “Xinhua”.

“Këto ambulanca dhe pajisje mjekësore do të kontribuojnë më tej në forcimin e kapaciteteve të objekteve tona shëndetësore për t'iu përgjigjur nevojës për shërbime më cilësore, efektive dhe të sigurta të kujdesit shëndetësor”,- tha ai.

Wang tha se ambulancat dhe pajisjet mjekësore do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira të kujdesit shëndetësor për pacientët kamboxhianë.  (Elona)