Li Qiang-u i shpreh ngushëllime kryeministrit të Mozambikut për vdekjen e ish-kryeministrit
2023-03-30 12:46:40

Foto nga VCG

Li Qiang-u i shpreh ngushëllime kryeministrit të Mozambikut për vdekjen e ish-kryeministrit 

Kryeministri i  Kinës Li Qiang i dërgoi të martën një mesazh homologut të vet mozambikas Adriano Maleiane, duke shprehur ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e ish-kryeministrit Pascoal Mocumbi.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Li Qiang theksoi se zoti Mocumbi ishte një politikan i njohur, i cili gjatë jetës së tij dha kontribut pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Mozambikut. Vdekja e tij është një humbje për popullin mozambikas dhe populli kinez humbi gjithashtu një mik të mirë, tha Li. Ai shtoi që Kina e vlerëson miqësinë tradicionale me Mozambikun dhe është e gatshme të punojë me palën mozambikase për të realizuar konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve dhe për të promovuar marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkëpunimit Kinë-Mozambik të arrijnë vazhdimisht rezultate të reja.(Çang Çuo)