Kina nxjerr planin e punës për përmirësimin e stacioneve policore
2023-03-30 10:46:29

Foto nga VCG

Ministria kineze e Sigurisë Publike publikoi një plan pune trevjeçar për komisariatet e policisë në mbarë vendin, duke theksuar përpjekjet për të përmirësuar punën e tyre në nivelin primar, për të rritur cilësinë e punës dhe për të rritur kapacitetin bazë, shkruan “Xinhua”.

Plani parashtron kërkesat në shtatë fusha të punës së stacioneve policore deri në vitin 2025, duke përfshirë sisteme më të shëndosha, shpërndarje më të arsyeshme të personelit policor dhe punë më të përpiktë themelore.

Komisariatet e policisë duhet të përqendrohen në rrethanat reale në nivelin primar dhe të kryejnë detyra parandaluese policore duke e zhvendosur fokusin e tyre në punë më elementare, të tilla si zvogëlimi i numrit të incidenteve dhe rasteve dhe zbutja e rreziqeve, thuhet në plan.

Deri në fund të vitit 2025, fshatrat dhe komunitetet e nivelit parësor duhet të kenë më shumë polici, sipas planit, i cili gjithashtu thekson forcimin e mbrojtjes së të miturve dhe zbatimin e sistemit për paralajmërimin dhe trajtimin e dhunës në familje. (Elona)