
Foto nga VCG
Rumania dhe Polonia kanë rënë dakord të krijojnë një komitet teknik të përbashkët për industrinë e mbrojtjes, për të zhvilluar prodhimin e pajisjeve ushtarake. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki, kryeministri rumun Nicolae Ciuca tha se kishin diskutuar nevojën për të zhvilluar aftësitë e industrisë së mbrojtjes, të cilat do të siguronin prodhimin e pajisjeve dhe në veçanti prodhimin e municioneve, citon “Xinhua”. Në takimin me presidentin rumun Klaus Iohannis, Morawiecki theksoi se Rumania dhe Polonia janë shtyllat e NATO-s në krahun lindor të Aleancës.
“Modernizimi i ushtrisë, blerja e përbashkët në të ardhmen, por edhe stërvitjet e përbashkëta po ndodhin tani dhe janë një shenjë e bashkëpunimit të thelluar midis Rumanisë dhe Polonisë. Ne kujdesemi për marrëdhëniet reciproke dhe këto konfirmohen nga prania e ushtarëve rumunë në territorin e Polonisë dhe anasjelltas”,- tha ai.
Kreu i shtetit rumun tha se lidhjet e ngushta me Poloninë për sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes duhet të shoqërohen me një bashkëpunim të fortë ekonomik. (Elona)
