Sa ka vlerë reale vetëpërcaktimi i SHBA-së prej korifejve të saj si ‘fanari i demokracisë’ dhe kampion i të drejtave të njeriut në botë
2023-03-30 15:40:35

Në botën e sotme multipolare askush nuk shmang pyetjen: sa ka vlerë reale vetëpërcaktimi i SHBA-së prej korifejve të saj si ‘fanari i demokracisë’ dhe kampion i të drejtave të njeriut në botë.

Kur jemi në shekullin 21-të pas dy luftërave botërore të një shekulli me parë dhe të Luftës së Ftohtë që pasoi pas viteve 1950, realiteti dëshmon se shumë energji po konsumohet në përpjekjet amerikane që t’ua shesin ose më mirë me thënë t’ua imponojnë ‘produktin demokratik’ të prodhuar prej strategëve të tyre vendeve të tjera ‘jashtë gardhit ala demokratik’, kryesisht atyre të Evropës Lindore, Ballkanit Perëndimor, vendeve në zhvillim, kryesisht atyre më të varfra si në Afrikë, Azi, Amerikë Latine e gjetkë.

Diku ata kanë patur sukses, diku jo, e kjo 'jo' po bëhet gjithmonë e më e tingëllueshme sepse sot bota, komuniteti njerëzor nuk janë më si shumë dekada më parë kur modeli i demokracisë amerikane e karta e të ‘drejtave të njeriut’ e reklamuar prej tyre konsideroheshin si udhërrëfyese e pranoheshin prej shumë vendeve derisa shumë popuj liridashës në mbarë botën ua prenë tentakulat hegjemoniste e neokolonialiste SHBA-së e aleatëve të tyre duke u vënë përballë të drejtat e vërteta të njeriut me një standard për mbarë njerëzimin sikurse parashtrohen në organizatën panbotërore të Kombeve të Bashkuara dhe institucione të tjera të saj ku të gjithë vendet anëtare janë të barabartë e të pavarur të përcaktojnë fatet e tyre.

E nga ana tjetër publikisht ata demaskojnë e nuk pranojnë më imponimin e modelit amerikan të demokracisë as në teori e aq më pak në praktikë sepse shumica e tyre janë bërë edhe më të varfër, me dhjetëra vende janë përfshirë në konflikte të përgjakshme të brendshme dhe lokale me një kosto të frikshme në humbje njerëzore si pasojë pikërisht e këtij hegjemonizmi të ri nën maskën e demokracisë. Pjesë e tragjedisë njerëzore vazhdojnë të jenë, madje në përkeqësim të mëtejshëm, plagë të tilla si uria, prapambetja ekonomike e sociale, analfabetizmi, e sistemi shëndetësor i pamundur të shërojë mjaft popuj.

Foto nga VCG

E shembulli i karakterit monstruoz të modelit të ‘demokracisë’ amerikane është Afganistani ku 20 vjet pushtim nën këtë egidë e kanë katandisur popullin afgan në mizerjen më të tmerrshme. Por anti-vlerat e ‘humanizmit demokratik’ amerikan janë pa dyshim goditjet më të rënda në psikikën e atij populli, i cili u braktis dhe qindra mijëra trupa, personel tjetër i kualifikuar spiunazhi dhe i agjencive të tjera me etiketime të ndryshme sëbashku me trupën diplomatike ‘avulluan’ natën pa hënë si hajdutë. Ngjarja e Afganistanit është ndër më të fundit, por historiku i gjëmave të tilla anti-njerëzore është plot me tmerre tashmë të njohura botërisht të kryera nën maskën e ‘demokracisë’ amerikane.

Por një pikë kulminante, që nuk do të harrohet kurrë nga njerëzimi, është braktisja nga SHBA e aleatët e tyre perëndimor i të gjithë komunitetit ndërkombëtar kur shpërtheu pandemia vdekjeprurëse kovidiane. Vlerat e ‘democracisë’ amerikane u goditën edhe teorikisht edhe në praktikë se edhe idhtarët më të zellshëm të saj nuk kishin çfarë tu thonin popujve të tjerë sepse u la në mëshirë të fatit edhe vetë populli amerikan, të gjitha shtresat e tij, por veçanërisht ata me ngjyrë dhe emigrantët. Megjithëse tragjik në këtë rast popullsia e bardhë më shumë e ndjeu vetë edhe njëherë mbi kurriz çfarë do të thoshte diskriminim social nga hendeku i thellë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve. E çfarë mund të thonë shtresat e ndryshme të popullsisë me ngjyrë kalvari i të cilëve ka filluar që në themelet e krijimit të atij vendi nën të cilat janë djersa, gjaku e jeta e afrikano- amerikanëve. Ishte nisja e skllavërisë më mizore, që vazhdon pa mëshirë por në forma të tjera, të cilat e radhisin SHBA në krye të vendeve më raciste në botë.

Por shkelmimi prej autoriteteve sunduese amerikane i të drejtës themelore për të jetuar, për kujdes të barabartë shëndetësor, duke e lënë popullin në mëshirë të fatit, është ndër krimet më të rënda që mund ti bëhet njeriut; e kjo i ngjau amerikanit të thjeshtë në shekullin 21 në vendin për të cilin ai ka qenë krenuar si ‘numri një’ në botë për çdo gjë, veçanërisht për të drejtat e njeriut. Por pajisjet dhe teknologjia mjekësore më e avancuar në botë e instaluar në SHBA nuk shpëtoi njeriun e thjeshtë, nuk ia kurseu jetën zezakut, latinit, emigrantit nga të katër anët e botës, nuk i mëshiroi as fëmijët, as gratë e aq më pak pleq që humbën jetën në një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk ka qenë e mundur të fshihet sipas traditës së mëparshme të kamuflimit të çdo gjëje të keqe që ndodhte në Amerikë. Dhe faktet tregojnë se SHBA kanë numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në nivel global. Madje administrata amerikane nuk i rimendon kurrë masat e saj të reagimit dhe ende i mungojnë plane efektive kundër epidemisë, ankohen specialistë të epidemiologjisë. E tragjedikomedia bëhet më e pacipë kur në vend të luftës kundër virusit brenda vendit, politikëbërësit e Uashingtonit kanë hedhur në lojë skemën manipulative të çoroditjes së opinionit publik brenda dhe jashtë vendit – nxitja e gjurmimit të origjinës së COVID-19!!!

Por ‘demokracia’ amerikane ndërkohë po bëhet gjithnjë e më shumë në një prej burgjeve më të mëdha për popullin e saj. Kështu në atë vend ndodhen në burgje 25 për qind e të burgosurve të të gjithë botës (!!) ndërsa popullsia e tij është sa vetëm 5 për qind e të gjithë popullsisë së botës. E shkeljet e të drejtave të njeriut nuk njohin kufi se ndër të tjera puna e detyruar është një problem kritik në SHBA dhe sipas një raporti të ri nga Unioni Amerikan i Lirive Civile, të burgosurit amerikanë prodhojnë më shumë se 11 miliardë dollarë fitime dhe shërbime, pavarësisht se paguhen me një pagë për orë midis 0,13 dhe 0,52 dollarë. Por ka edhe më keq- është zbuluar se 7 shtete nuk paguanin kompensim për punën e burgut. Të burgosurit cituan se dënimi në formën e izolimit dhe vizitës familjare zbatohej në mënyrë rutinore kundër atyre që refuzonin të punonin. Dy të tretat e më shumë se 1.2 milion njerëzve që vuajnë dënime në burgjet shtetërore ose federale janë të angazhuar në një formë pune të detyrueshme. Për më tepër, pakicat etnike dhe racore si afrikano-amerikanët përbëjnë shumicën e popullsisë së burgosur të SHBA-së, çka dëshmon se puna e detyruar në burgjet amerikane synon grupe të veçanta sociale.