Ministria e Jashtme kineze dënon "udhëtimin tranzit" të Tsai Ing-wenit në ShBA
2023-03-30 18:44:26

foto/MPJ

foto/MPJ

Ministria e Jashtme e Kinës shprehu të enjten kundërshtimin e fortë dhe dënimin e ashpër ndaj ShBA-së për organizimin e "tranzitit" të lideres së rajonit të Tajvanit të Kinës Tsai Ing-wen në ShBA. Pala kineze do të ndjekë nga afër zhvillimin e situatës dhe do të mbrojë me vendosmëri integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar.

“Kina kundërshton me vendosmëri çdo formë ndërveprimi zyrtar ndërmjet ShBA-së dhe rajonit të Tajvanit. Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo vizitë të lideres së autoriteteve të Tajvanit në ShBA, nën çfarëdo emri ose me çfarëdo preteksti. Gjithashtu, kundërshtojmë me vendosmëri çfarëdo forme të kontakteve zyrtare të qeverisë amerikane me autoritetet e Tajvanit," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë shtypi.

foto/MPJ

foto/MPJ

foto/VCG

foto/VCG

Kina i ka paraqitur protestë në mënyrë të përsëritur palës amerikane për të ashtuquajturën ndalesë të Tsait në ShBA.

Një zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës paralajmëroi të mërkurën për kundërmasa nëse Tsai takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së gjatë së ashtuquajturës vizitë “tranzit” përmes ShBA-së. Sipas saj, ky do të ishte një tjetër provokim që shkel seriozisht parimin e "Një Kine", minon sovranitetin e integritetin territorial të Kinës dhe dëmton paqen dhe qëndrueshmërinë në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit. (Fang Xiaoyu/Artan)