Fusha e naftës Daqing arrin në 300 milionë tonë me rikuperimin terciar të naftës
2023-03-30 13:16:47

Foto nga VCG

Fusha e naftës Daqing, fusha më e madhe e naftës në tokë e Kinës, ka prodhuar 300 milionë tonë naftë bruto nëpërmjet teknologjisë terciare të rikuperimit të naftës, sipas “Daqing Oilfield”, një degë e “China National Petroleum Corporation”.

Deri tani, prodhimi vjetor i naftës së papërpunuar nëpërmjet rikuperimit terciar në fushën e naftës Daqing ka tejkaluar 10 milionë tonë për 21 vjet rresht, bën të ditur “Xinhua”.

Rikuperimi terciar, i njohur gjithashtu si rikuperimi i zgjeruar i naftës, është faza e tretë e nxjerrjes së naftës nga një rezervë nafte. Nëpërmjet injektimit të kimikateve, metoda shfrytëzon vajin që nuk mund të grumbullohet në fazën e rikuperimit parësor dhe dytësor.

Aktualisht, teknologjia terciare e rikuperimit të naftës përdoret gjerësisht në rezervuarët e klasit I dhe II në fushën e naftës Daqing dhe raporti i rikuperimit është rritur me 14 deri në 20 për qind në bazë të teknologjisë dytësore të rikuperimit të naftës.

Teknologjia pritet të rrisë rezervat e rikuperueshme të naftës së papërpunuar të Kinës me më shumë se 1 miliard tonë, tha kompania.

Fusha e naftës Daqing është një nga bazat më të mëdha të prodhimit të naftës në Kinë. E vendosur në provincën verilindore të Heilongjiang, fusha e naftës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në industrinë moderne të naftës në Kinë. Ajo ka prodhuar 2.5 miliardë tonë naftë bruto që kur u zbulua në vitin 1959.  (Elona)