Nis aktiviteti “Udhëtimi kulturor Kinë-Spanjë”
2023-03-30 20:44:41

foto/CCTV

foto/CCTV

Të enjten filloi zytarisht aktiviteti me temë “Udhëtimi kulturor Kinë-Spanjë”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Ministria e Kulturës dhe e Sportit e Spanjës, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Spanjë. Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong, ministri i Kulturës dhe i Sportit i Spanjës Miquel Iceta, ambasadori kinez në Spanjë Wu Haitao dhe ambasadori spanjoll në Kinë Rafael Dezcallar ishin të pranishëm në ceremoninë e fillimit të aktivitetit të zhvilluar në internet.

Në videofjalimin e tij, Shen Haixiong-u u shpreh se sivjet është 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Spanjës. Presidenti kinez Xi Jinping ka vënë në dukje se “për gjysmë shekulli, të dyja palët kanë ruajtur frymën e respektit të ndërsjellë, barazisë dhe përfitimeve të përbashkëta, kanë thelluar miqësinë e kanë forcuar bashkëpunimin, si edhe kanë krijuar e zhvilluar marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik, duke sjellë përfitime konkrete për popujt e të dy vendeve”.

foto/CCTV:Presidenti i CMG-së Shen Haixiong

foto/CCTV:Presidenti i CMG-së Shen Haixiong

Presidenti i CMG-së theksoi më tej se ky aktivitet mediatik do të bëjë një rishikim të historisë së shkëmbimeve dhe miqësisë së thellë kino-spanjolle gjatë 50 vjetëve nëpërmjet fotografive dhe pamjeve filmike. Me përdorimin e teknologjisë së medies të re do të krijohet dialogu ndërkohor mes veprave të artit Kinë-Spanjë. Forumet dhe transmetimet e drejtpërdrejta mediatike do të paraqesin mrekullinë e veçantë dhe arritjet e të mësuarit të ndërsjellë ndërmjet të dy vendeve. Raportet që tregojnë origjinën dhe bashkëpunimin ndërmjet qyteteve të binjakëzuara të të dy vendeve do të hapin një sferë të re të shkëmbimeve kulturore kino-spanjolle.

foto/CCTV:Ministri i Kulturës dhe i Sportit i Spanjës Miquel Iceta

foto/CCTV: Ministri i Kulturës dhe i Sportit i Spanjës Miquel Iceta

Ministri i Kulturës dhe i Sportit i Spanjës Miquel Iceta shprehu urime nëpërmjet videomesazhit. Ai vuri në dukje se kultura është ura për komunikim të dyanshëm dhe për të lidhur Kinën e Spanjën. Iceta shprehu shpresën se, nëpërmjet këtij aktiviteti, do të shfaqet kultura spanjolle në Kinë dhe do të promovohet të kuptuarit nga pala spanjolle i kulturës kineze në të njëjtën kohë.

foto/CCTV: Ambasadori kinez në Spanjë Wu Haitao

foto/CCTV: Ambasadori kinez në Spanjë Wu Haitao

Ambasadori kinez në Spanjë Wu Haitao tha në një videofjalim që, në momentin e rëndësishëm kohor të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Spanjës, mbajtja e aktivitetit mediatik “Udhëtimi kulturor Kinë-Spanjë” ka një domethënie pozitive dhe do të ndihmojë në rritjen e mëtejshme të mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet popujve të të dy vendeve, do të promovojë shkëmbimet kulturore dhe do të bëjë që miqësia kino-spanjolle të rrënjoset thellë në zemrat e të dy popujve.


foto/CCTV: Ambasadori spanjoll në Kinë Rafael Dezcallar

foto/CCTV: Ambasadori spanjoll në Kinë Rafael Dezcallar

Ambasadori spanjoll në Kinë Rafael Dezcallar uroi për suksesin e “Udhëtimit kulturor Kinë-Spanjë” dhe tha se kjo veprimtari do të promovojë fuqishëm mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popullit spanjoll dhe popullit kinez, veçanërisht të rinjve të të dy vendeve.

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

Aktiviteti i integruar mediatik në shkallë të gjerë “Udhëtimi kulturor Kinë-Spanjë” do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, CGTN-i i CMG-së do të zhvillojë forma të ndryshme të produkteve të integruara mediatike në internet dhe në terren. (Fang Xiaoyu/Artan)