Foto nga CMG
Në bashkëpunim me mbi 40 agjenci kërkimore, një institut kinez ka njoftuar zbulime të reja lidhur me shpërthimin më të ndritshëm të rrezeve gama të regjistruar tetorin e kaluar.
Falë teleskopëve hapësinorë kinezë "Insight-HXMT" dhe "GECAM-C", shkencëtarët kanë matur saktësisht sa i ndritshëm ishte shpërthimi dhe se sa energji lëshoi.
Pulsimi i ndritshëm dhe i gjatë i rrezatimit me energji të lartë nga ky shpërthim rrezesh gama u zbulua tetorin e kaluar. I quajtur "GRB 221009A", ai ishte shpërthimi më i ndritshëm që është zbuluar ndonjëherë.
"'GECAM-C' ndihmoi për të zbuluar që shkëlqimi i këtij shpërthimi rrezesh gama ishte një rekord, 50 herë më i ndritshëm se çdo shpërthim i mëparshëm," tha Xiong Shaolin, kërkues në Institutin e Fizikës së Energjisë së Lartë pranë Akademisë Kineze të Shkencave.
Studiuesit vlerësuan se energjia e shpërthimit mund të jetë baras me sasinë e energjisë që prodhojnë tetë diej në një minutë, dhe që gjurma e tij ishte më i ngushta, gjë që mund të jetë një arsye përse ai dukej jashtëzakonisht i ndritshëm.
"Është një përpjekje në ekip, ndërsa bashkëpunuam me mbi 40 institute globale," tha Xiong. "Ne kemi një rol vendimtar në këtë projekt, gjë që tregon se nga pajisjet tona të gjurmimit të prodhuara brenda vendit mund të përfitojnë të gjithë njerëzit."
Shpërthimet e rrezeve gama zakonisht krijohen kur bie një yll i madh – që zgjat mbi dy sekonda – ose kur dy yje kompaktë bashkohen – që zgjat më pak se dy sekonda. Ato mund të zbulohen vetëm kur gjurma e krijuar nga shpërthimi ndodhet përballë me Tokën.
Gati 10 000 shpërthime rrezesh gama janë zbuluar që nga viti 1967.