Studimi: Më shumë se gjysma e peshkaqenëve rrezikohen të zhduken në Mesdhe
2023-03-30 10:56:40

Foto nga VCG

Më shumë se gjysma e peshkaqenëve dhe peshqve të llojit rays (rreze) në Mesdhe rrezikohen të zhduken si pasojë e peshkimit, krizës klimatike dhe ndotjes, sipas një studimi të institutit “Cavanilles” të Universitetit të Valencias.

“Peshkaqenët, të cilët luajnë një rol themelor në rregullimin e ekosistemeve detare, duke qenë se ata kontrollojnë popullsinë e gjahut të tyre, janë shumë të cenueshëm ndaj aktiviteteve njerëzore për shkak të rritjes së tyre të ngadaltë, pjekurisë së vonë dhe numrit të vogël të pasardhësve”,- citon “ATSH” agjencinë spanjolle të lajmeve “EFE”. Rreziku i zhdukjes kërcënon funksionimin e ekosistemeve detare, thuhet në raport.

Megjithëse peshkaqenët nuk janë në shënjestër të peshkimit në Detin Mesdhe, ata kapen rastësisht, kështu që, për të siguruar ekzistencën e tyre nevojitet një menaxhim më i mirë i popullatave të tyre.

“Të kuptuarit se si komuniteti ndryshon me kushtet klimatike dhe mjedisore na lejon të parashikojmë më mirë ndikimet e mundshme të ndryshimeve klimaterike dhe shkatërrimit të habitatit, në mënyrë që të përcaktojmë prioritetet për ruajtjen e tij”,- tha autori i artikullit, David Ruiz-Garcia, duke theksuar se peshkaqenët janë në gjendje të përballojnë efektet e aktiviteteve njerëzore, falë riprodhimit të tyre të shpejtë dhe pjellor.

“Tani po shkojmë drejt një ekosistemi që është më pak i larmishëm, më i thjeshtë dhe më pak produktiv”, - theksoi Ruiz-Garcia, duke shtuar se është thelbësore të identifikohen speciet e mbrojtura të peshkaqenëve për të siguruar mbijetesën e tyre.  (Elona)