Këshilli i tregtisë së Kinës: Ekspozitat tregtare jashtë shtetit po rimëkëmben
2023-03-30 13:24:10

Foto nga VCG

Këshilli i tregtisë së Kinës njoftoi se projektet e ekspozitave ekonomike dhe tregtare jashtë shtetit treguan një prirje rimëkëmbjeje dhe shumica e projekteve të tilla morën rezultate më të mira se sa pritej.

Që nga fillimi i këtij viti, Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT) ka miratuar grupin e parë prej 519 aplikimeve për të mbajtur ekspozita ekonomike dhe tregtare jashtë vendit, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i CCPIT, Wang Linjie, citon “Xinhua”.

Projektet jashtë shtetit, që përfshijnë 50 organizatorë të ekspozitave në mbarë vendin, parashikojnë ekspozita në 47 partnerë kryesorë tregtarë dhe vende të tregut në zhvillim si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Japonia, Tajlanda dhe Brazili. CCPIT së shpejti do të fillojë të rishikojë grupin e dytë të projekteve këtë vit, sipas zëdhënësit.

Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen ndërmarrjet për të shkuar jashtë vendit për të marrë pjesë në ekspozita, të tilla si rritja e kostove, vështirësitë e aplikimit për viza dhe paqartësitë e shtuara në disa vende, CCPIT do të marrë iniciativën për të komunikuar dhe koordinuar me ministritë dhe komisionet përkatëse. (Elona)