“BYD” raportoi rritje të fitimeve neto në vitin 2022
2023-03-30 10:29:55

Foto nga VCG

Prodhuesi kryesor kinez i automjeteve me energji të re “BYD Company Limited” raportoi rritje si në të ardhurat ashtu edhe në fitimet neto në vitin 2022.

Fitimet e tij neto ishin 16.62 miliardë juanë (rreth 2.4 miliardë dollarë amerikanë), duke u rritur 445.86% në bazë vjetore, sipas raportit vjetor të kompanisë, cituar nga “Xinhua”. Të ardhurat e kompanisë u rritën 96.2% në afërsisht 424 miliardë juanë vitin e kaluar.

Shitjet e automobilave dhe produkteve të automobilave panë rritje të fortë në bazë vjetore në vitin 2022, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm në fitime, sipas kompanisë.

Në raport thuhet se “BYD” u rendit e para në shitjet globale të makinave me energji të re vitin e kaluar. Kompania kishte një pjesë të tregut vendas të makinave me energji të re prej 27% vitin e kaluar, gati 10 pikë përqindjeje më shumë nga viti 2021.

Në vitin 2022, “BYD” përshpejtoi zhvillimin e tregjeve të saj jashtë shtetit, me makinat e saj me energji të re që hynë në tregje si Australia, Japonia dhe Brazili. (Elona)