Kryeministri i Kinës takohet me anëtarët e Këshillit të Forumit të Boaos për Azinë
2023-03-30 16:49:44

foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri kinez Li Qiang u takua me kryetarin e Këshillit të Forumit të Boaos për Azinë dhe anëtarë të tjerë të bordit në Boao të provincës jugore kineze Hainan të mërkurën. 

Li Qiang u shpreh se tema e konferencës vjetore të forumit të këtij viti, “Bota e pasigurt: Uniteti dhe bashkëpunimi për të përballuar sfidat, hapja dhe gjithëpërfshirja për të nxitur zhvillimin”, pasqyron plotësisht karakteristikat e situatës së tanishme dhe kërkesat për përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Aktualisht, ekonomia kineze po shfaq një vrull stabilizimi dhe rimëkëmbjeje. “Ne do të stabilizojmë rritjen, punësimin e çmimet nëpërmjet zbatimit efektiv të politikave makroekonomike, do të thellojmë reformat, do të zgjerojmë hapjen dhe do të optimizojmë mjedisin e biznesit nëpërmjet reformave të thelluara pa u lëkundur, duke hedhur hapa të rinj për të promovuar një zhvillim cilësor,” shtoi kryeministri Li. Ai shprehu gjithashtu shpresën se forumi do t'i përmbahet qëllimit të vet origjinal, do të promovojë ndërveprimin midis Azisë e botës dhe do të eksplorojë 'Planin e Boaos' për të forcuar qeverisjen globale dhe për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

foto/VCG

foto/VCG

Anëtarët e Këshillit thanë se qëndrueshmëria politike dhe Reforma e Hapja e Kinës kanë sjellë siguri të madhe në botë. Të gjitha palët janë të gatshme të punojnë me Kinën për të përballuar së bashku sfidat globale dhe për t'i kthyer pasiguritë në situatën ndërkombëtare në mundësi për zhvillim të përbashkët.

foto/VCG

Në takim morën pjesë edhe Wu Zhenglong, Zhou Xiaochuan dhe personalitete të tjera.  (Fang Xiaoyu/Artan)