Ndërmarrjet shtetërore në Kinë shohin rritje të investimeve në janar-shkurt
2023-03-30 13:13:27

Foto nga VCG

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës kanë zgjeruar investimet efektive në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas rregullatorit kryesor të aseteve shtetërore të vendit, gjatë periudhës janar-shkurt, investimet totale, duke përjashtuar pasuritë e paluajtshme, nga ndërmarrjet shtetërore të Kinës u rritën 5.6 për qind nga një vit më parë në 350 miliardë juanë (rreth 50.89 miliardë dollarë amerikanë). Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve në pronësi të shtetit bëri të ditur se më shumë se 900 projekte kyçe të investimeve janë aktualisht në ndërtim ose janë planifikuar nga ndërmarrjet shtetërore për vitin 2023, duke mbuluar projektet kryesore të listuara në Planin e 14-të Pesëvjeçar dhe planet e tjera kombëtare, shkruan “Xinhua”.

Në shkurt, komisioni nxori një qarkore për të inkurajuar ndërmarrjet shtetërore për të zgjeruar investimet efektive dhe për të optimizuar planin e investimeve.

Ndërsa qartësonte drejtimin e zgjerimit të investimeve efektive, qarkorja thoshte se ndërmarrjet shtetërore duhet të fokusohen në fusha kritike si projektet e mëdha kombëtare, infrastruktura dhe forcimi dhe plotësimi i zinxhirëve industrialë. (Elona)