Ndërlidhshmëria, rrugëzgjidhja e Kinës për botën
2023-03-30 16:47:58

foto nga VCG

Kantieri i ndërtimit të hekurudhës Hungari-Serbi në fshatin Kelebia në zonën kufitare midis dy vendeve, në dhjetor 2022/ foto nga VCG

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë

Ndihem shumë krenare dhe i falënderoj partnerët kinezë që e bënë këtë ëndërr realitet. Gjatë 12 muajve të kaluar, ky tren ka çuar afro 3 milionë udhëtarë nga Beogradi në Novi-Sad dhe nga Novi-Sad në Beograd. E mrekullueshme! Kjo hekurudhë është bërë fytyra e re dhe imazhi i ri i Serbisë.

Si një vepër kryesore e bashkëpunimit pragmatik ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) në kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë", hekurudha Hungari-Serbi ka për qëllim jo vetëm lidhjen e dy vendeve, por edhe formimin e një korridori të madh që lidh shumë vende të EQL-së.

Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë

Gjatë 70 vjetëve të fundit kemi bërë përpjekje për lidhjen ndërmjet vendeve në drejtimin Lindje-Perëndim, por kemi harruar rëndësinë e lidhjes ndërmjet Jugut e Veriut. Kjo shkaktoi situatën e papërshtatshme që, për të udhëtuar nga Beogradi në Budapest, duhej një kohë tepër e gjatë, gjë që nuk është normale në shekullin e 21-të.

Chen Bo, ambasadorja e Kinës në Serbi

Besoj se seksioni Novi-Sad - Suboticë, i ndërtuar nga kompanitë kineze, do të përurohet normalisht në kohë, duke nxitur arritje më të mëdha në zhvillimin ekonomik të Serbisë dhe në bashkëpunimin kino-serb.

foto nga VCG

Stacioni i Vientianë i hekurudhës Kinë-Laos, në shkurt 2023/ foto nga VCG

Gjatë disa vjetëve të kaluar, në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", teknologjia kineze e hekurudhës me shpejtësi të lartë ka favorizuar gjithnjë e më shumë vende. Hekurudhat Kinë-Laos, Armeni-Kirgizistan dhe Monbasa-Najrobi janë futur me radhë në funksionim dhe kanë nxitur zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendeve përkatëse. Të marrim si shembull hekurudhën Kinë-Laos, me gjatësi prej 1035 km. Sot trenat ndërkufitarë kanë përfshirë vende si Laosi, Tajlanda, Mianmari etj., dhe gjatë 15 muajve vëllimi i përgjithshëm i transportit të mallrave në këtë hekurudhë i kaloi 3 milionë tonët, ndërkohë Laosi u shndërrua nga një "vend i mbyllur tokësor" në një "vend të ndërlidhur tokësor".

Wang Junfeng  zv.përgjegjësi i stacionit Mohan të seksionit Puer të Grupit Hekurudhor të Kunming-ut të Kinës

Një vëllim i madh artikujsh të konsumit të përditshëm, produktesh elektronike, lulesh të freskëta dhe perimesh e frutash janë çuar në Laos e në vendet përreth nëpërmjet hekurudhës Kinë-Laos dhe njëkohësisht janë sjellë në tregun kinez produktet cilësore dhe frutat e vendeve të Azisë Juglindore.

Sonexay Siphandone  zv/kryeministri i Loasit

Tani hekurudha Laos-Kinë është bërë krenaria e popullit laosian dhe e vendit. Laosi s'ka dalje në det, por kjo hekurudhë i dha një rrjet të transportit detar të mallrave. Kështu, me lehtësimin e transportit të udhëtarëve dhe të mallrave ndërmjet Laosit dhe vendeve fqinje, më shumë të huaj kanë ardhur në vendin tonë për turizëm dhe investime.

Për t'u pasuruar, duhen ndërtuar rrugë. Gjatë disa dekadave të fundit, një nga metodat e Kinës për realizimin e zhvillimit të shpejtë ekonomik, është ndërtimi i infrastrukturës së ndërlidhshmërisë në mënyrë të përshtatshme. Sipas vlerësimit, pas përurimit të rrjetit të hekurudhave me shpejtësi të lartë, grupet e qyteteve me rreze prej 500 km formojnë një qark transporti brenda 1-2 orësh dhe udhëtimi ndërmjet këtyre qyteteve shndërrohet në një udhëtim urban. Nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit, trenat e shpejtësisë së lartë shpenzojnë energji vetëm sa 18 për qind e aeroplanëve dhe 50 për qind e autobusëve, ndërkohë që vëllimi i shkarkimit të dyoksidit të karbonit është vetëm sa 6 për qind e aeroplanëve dhe 11 për qind e automjeteve.

Michael Schumann,  kryetar i  bordit drejtues të Shoqatës Federale të Zhvillimit Ekonomik dhe të Tregtisë së Jashtme të Gjermanisë

Ajo (Kina) dha kontribut e para. Mund t'i ndihmosh më mirë vendet në zhvillim, nëse i ndihmon në përmirësimin e infrastrukturës, nëse i ndihmon të realizojnë ndërlidhshmërinë. Mendoj se ideja e "Një brez, një rrugë" përputhet pikërisht me këtë qëllim. Përgjegjësisë ndërkombëtare të Kinës në qeverisjen globale duhet t'i kushtohet rëndësi e madhe në botë.

foto nga VCG

U përurua hekurudha Monbasa-Nairobi më 30 maj 2017/ foto nga VCG