Porti i Kinës verilindore, 2000 udhëtime të trenave të mallrave Kinë-Evropë
2023-03-30 10:24:23

Foto nga VCG

Porti Suifenhe i Kinës verilindore, në kufirin Kinë-Rusi, ka trajtuar 2000 udhëtime të trenave mallrash Kinë-Evropë që nga fillimi i shërbimit në 2018, thanë autoritetet lokale të mërkurën.

Gjatë pesë viteve të fundit, numri mujor i trenave të mallrave Kinë-Evropë që kalojnë përmes portit është rritur nga një ose dy në fillim në rreth 70 mesatarisht, sipas “China Railway Harbin Bureau Group Co., Ltd.”, citon “Xinhua”.

Kompania ka bërë përpjekje për të reduktuar më tej kohën e funksionimit të trenave të mallrave në port dhe për të përmirësuar efikasitetin e zhdoganimit.

Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka tre korridore kryesore: perëndimore, lindore dhe të mesme, me portin Suifenhe në korridorin lindor.

Kina filloi shërbimin e trenave të mallrave Kinë-Evropë në vitin 2011 dhe që atëherë është bërë një lidhje thelbësore për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik në të gjithë rajonin euroaziatik. (Elona)