Kina nxit bashkëpunimin dhe zhvillimin në mbledhjen e UNHRC-së
2023-03-30 16:03:41

foto/VCG

foto/VCG

Kina, në emër të rreth 80 vendeve, bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim me cilësi të lartë në një deklaratë në debatin e përgjithshëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC) të mërkurën.

Debati i përgjithshëm u përqendrua në vijimin dhe zbatimin e Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës ndërsa ky vit shënon 30-vjetorin e këtij dokumenti.

Kina vuri në dukje se Deklarata dhe Programi i Veprimit i Vjenës janë një gur kilometrik në historinë e të drejtave të njeriut dhe, nën frymën e tyre, ka pasur shumë arritje gjatë 30 vjetëve të fundit. Por bashkësia ndërkombëtare ndeshet me sfida të shumta, si rritja e diskriminimit dhe pabarazisë, polarizimi politik e ndarja, që pengojnë seriozisht zbatimin e plotë dhe efektiv të këtij dokumenti dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

foto/VCG

foto/VCG

Për të ringjallur shpirtin e Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës, të drejtat e njeriut duhet të jenë universale, të pandashme, të ndërvarura e të ndërlidhura. Bashkësia ndërkombëtare duhet t'i trajtojë të drejtat ekonomike, shoqërore, kulturore, politike e zhvillimore të njerëzve në mënyrë të barabartë dhe të nxisë zhvillimin e ekuilibruar të këtyre të drejtave.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta vërë theksin te zhvillimi, pasi bota po ndeshet me shumë sfida, duhet t'i vendosë njerëzit në plan të parë, të dëgjojë zërin e vendeve në zhvillim, të eliminojë pabarazinë dhe të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë, përfshirës e të barabartë, vihet në dukje në deklaratë.

foto/VCG

foto/VCG

Kina theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke thënë se të gjitha palët duhet të kryejnë shkëmbime e bashkëpunim për të drejtat e njeriut duke u mbështetur në barazinë, solidaritetin dhe respektin e ndërsjellë. (Artan)