Vendet e BE-së bien dakord të ndalojnë makinat e reja që emetojnë CO2 nga viti 2035
2023-03-30 10:35:30

Foto nga VCG

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord të ndalojnë shitjen e makinave të reja që lëshojnë CO2 deri në vitin 2035.

Këshilli i BE-së ka miratuar një rregullore që përcakton standarde më të rrepta të emetimeve të dyoksidit të karbonit për makinat e reja. Kjo synon të reduktojë emetimet nga transporti rrugor, që përbëjnë pjesën më të madhe të emetimeve nga transporti, bën të ditur “Xinhua”. Ai gjithashtu synon të inkurajojë industrinë e automobilave që të zhvendoset drejt emetimeve zero.

Rregullat e reja përcaktojnë synimet e reduktimit të emetimeve me 55 për qind për makinat e reja dhe me 50 për qind për furgonët e rinj krahasuar me nivelet e vitit 2021, midis 2030-s dhe 2034-s. Ato synojnë gjithashtu një reduktim 100 për qind të emetimeve të CO2 si për makinat e reja ashtu edhe për furgonat nga viti 2035.  “Rregullat e reja do të sjellin mundësi për teknologjitë më të avancuara dhe do të krijojnë mundësinë që industria të investojë në një të ardhme pa fosile”,- tha ministrja suedeze për Klimën dhe Mjedisin, Romina Pourmokhtari. Suedia tani mban Presidencën e Këshillit të BE-së.

Një stimul rregullator për automjetet me emetim zero dhe të ulët do të jetë në fuqi nga viti 2025 deri në fund të vitit 2029, që do të thotë se nëse një prodhues përmbush disa standarde për shitjen e automjeteve me emetim zero dhe të ulët, ai do të shpërblehet me objektiva më pak strikte të CO2. Në vitin 2026, komisioni do të vlerësojë progresin e bërë drejt arritjes së objektivave të tij të reduktimit 100 për qind të emetimeve. (Elona)