114 të vrarë nga të shtënat me armë çdo ditë në ShBA
2023-03-30 11:46:13

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të 28 marsit të rrjetit televiziv amerikan ABC, në tre muajt e parë të këtij viti të shtënat me armë përsëri ishin në krye të lajmeve të medieve. Të dhënat e uebsajtit "Gun Violence Archive" tregojnë se, nga 1 janari deri më 27 mars, 9870 veta u vranë nga dhuna me armë në ShBA, domethënë mesatarisht mbi 114 të vrarë në ditë. Nga të vrarët me armë këtë vit, 338 ishin adoleshentë dhe 60 fëmijë.