Analistët politikë ekspozojnë qëllimet e liga të “Samitit për Demokracinë” të ShBA-së
2023-03-29 18:40:29


Mediet amerikane treguan një hartë të vendeve ku kanë ndodhur të shtënat në shkolla në ShBA këtë vit. Të hënën në Neshvil, një person i armatosur hyri në një shkollë fillore dhe vrau tre nxënës 9-vjeçarë të shkollës fillore dhe tre anëtarë të stafit, rreth 60-vjeçarë.


Lidhur me mbajtjen nga Shtetet e Bashkuara të “Samitit të 2-të për Demokracinë", vëzhguesit politikë nga shumë vende të Europës e Amerikës Latine, si edhe nga ShBA-ja, vunë në dyshim qëllimin e këtij samiti, duke shprehur besimin se pala amerikane e ka organizuar atë me qëllime të këqija.

Profesori në Universitetin e Kolumbias të ShBA-së Jeffrey Sachs tha se, që nga viti 1950, vendi më brutal në botë ka qenë gjithmonë ShBA-ja. Demokracia është thjesht një retorikë në ShBA, e cila mendon vetëm për hegjemoni.

Dr.Michael Borchmann, ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare të landit Hesen të Gjermanisë, ka një pikëpamje të ngjashme. Ai mendon se ka synime të këqija prapa mbajtjes nga ShBA-ja të të ashtuquajturit “Samit për Demokracinë”, i cili nuk është asgjë më shumë se një “samit për të ruajtur hegjemoninë”. “Kjo është një lëvizje për të përçarë dhe mbjellë mosmarrëveshje për të siguruar mbizotërimin e vetëm të Shteteve të Bashkuara. Një vend që trumbeton se eksporton të ashtuquajturën 'demokraci' në të vërtetë "eksporton" luftë, vuajtje dhe kaos në të gjithë botën, si në Afganistan ose Irak,” vuri në dukje ai.

foto/VCG

foto/VCG

Profesori i asociuar i ekonomisë politike ndërkombëtare në Itali dhe studiues në Laboratorin e BRICS-it të Institutit të Ekonomisë dhe Shoqërisë në Romë, Fabio Massimo Parenti, tha se, nga legalizimi i lobimit politik deri te kontrolli i rrjeteve sociale, nga manipulimi i radios dhe televizionit perëndimor drejt gjyqësorit më të politizuar, demokracia që promovon pala amerikane tani ka hyrë në një rënie të pakthyeshme dhe më shumë amerikanë janë të vetëdijshëm për këtë. Krenaria e amerikanëve për demokracinë është ulur në mënyrë dramatike gjatë 20 vjetëve të fundit, nga 90 në 54 për qind, sipas një sondazhi të kryer së bashku nga gazeta “The Washington Post” dhe Universiteti i Maryland-it.

Eksperti polak për çështjet e Kinës Sylwester Szafarz vëren se hegjemonia egoiste amerikane u përpoq të përdorte forcën për të imponuar “demokracinë” amerikane në vendet e tjera të botës, si Iraku dhe Afganistani, por përpjekjet e ShBA-së përfunduan në fund në dështim. Faktet kanë vërtetuar se plani i ShBA-së nuk është një “recetë” e mirë për zhvillimin e saj ose transformimin e ekonomisë botërore.

foto/VCG

foto/VCG

Kryeredaktori i uebsajtit bullgar “Pogled.info” Rumen Petkovtha se mbajtja e të ashtuquajturit “Samit për Demokracinë” nga njëra anë ka si qëllim për të mbuluar problemet serioze të brendshme të ShBA-së dhe, nga ana tjetër, vonimin e rënies së hegjemonisë së ShBA-së.

João Cerejo dos Santos, sekretari i Punëve të Jashtme i Lidhjes Rinore Socialdemokrate Portugeze, theksoi që demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk i përkasin asnjë vendi dhe as nuk duhet të përcaktohen apo kontrollohen nga ndonjë vend.

Evandro Menezes de Carvalho, drejtor i Qendrës Kërkimore Brazil-Kinë të Shkollës së Biznesit Vargas në Rio të Brazilit, u shpreh se ka shumë lloje të sistemeve demokratike në botë dhe nuk mund të thuhet se ka vetëm një model demokratik. Pothuajse të gjitha demokracitë perëndimore përballen me një krizë legjitimiteti. Për shkak se nuk po promovojnë zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzve, ato së pari duhet të fokusohen në realitetin e tyre. (Fang Xiaoyu/Artan)