
Një qytetare bëri homazhe më 28 mars për viktimat gjatë sulmit me të shtëna me armë zjarri në qytetin Neshvil/ foto nga VCG
Për shumë familje amerikane, e hëna ishte një ditë e hidhur. Atë ditë paradite, në një shkollë fillore në qytetin Neshvil të shtetit Tenesi, ndodhi një sulm me të shtëna me armë zjarri, që shkaktoi vdekjen e tre fëmijëve 9-vjeçarë dhe të tre të rriturve të pafajshëm. Kjo është ngjarja e tillë më serioze në shkollë pas të shtënave me armë zjarri në maj 2022 në shkollën fillore "Robb" në shtetin Teksas. Për këtë incident, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh që një tragjedi e tillë është "makthi më i frikshëm" i çdo familjeje.
Pse një makth i tillë i frikshëm është përsëritur herë pas here? Ku qëndron problemi? Në Raportin e Shkeljes së të Drejtave të Njeriut në ShBA për vitin 2022, të publikuar të martën nga pala kineze, zbulohet para botës e vërteta, vihet në dukje në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Në raport përmendet se ShBA-ja është vendi me më shumë ngjarje të shtënash me armë zjarri në shkollë në botë. Në vitin 2022 ndodhën 302 incidente të tilla, shifër kjo që shënon rekord pas vitit 1970. Aktualisht, të shtënat me armë zjarri janë bërë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve.

Një qytetare bëri homazhe më 28 mars për viktimat gjatë sulmit me të shtëna me armë zjarri në qytetin Neshvil/ foto nga VCG
Incidentet e tilla në shkollë jo vetëm kanë thyer besimin e amerikanëve për sigurinë e vendit të tyre, por demaskojnë edhe hipokrizinë dhe natyrën e vërtetë të ShBA-së, kësaj të ashtuquajture "mbrojtëse e të drejtave të njeriut".
E vërteta e situatës në ShBA shfaqet jo vetëm nga incidentet e të shtënave me armë në shkollë, por edhe nga humbja e sigurisë personale të individëve, nga shndërrimi i zgjedhjeve amerikane në lojë të të pasurve, nga diskriminimi racial gjithnjë e më i ashpër dhe nga zgjerimi i hendekut ndërmjet të varfërve dhe të pasurve. Të gjitha këto kanë prishur krejtësisht të kuptuarit e amerikanëve për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në vend. Sipas sondazhit të bërë nga kompania amerikane e transmetimit ABC më 9 nëntor 2022, 72 për qind e zgjedhësve të Partisë Demokratike, 68 për qind e zgjedhësve të Partisë Republikane dhe 70 për qind e atyre asnjanës mendojnë se demokracia po kërcënohet.
Pse aq shumë amerikanë dëshpërohen për demokracinë dhe të drejtat e njeriut të stilit amerikan? Këtu ka dy elemente kyçe: paraja dhe konkurrenca ndërmjet partive.
Në ShBA, politika është rrëmbyer nga kapitali dhe “paraja” e “shlyerja” kanë marrëdhënie të qëndrueshme. Sipas njoftimit të agjencisë “Reuters”, nga 1 janari 2021 deri më 30 shtator 2022, dhurimet politike nga miliarderët amerikanë zunë 15 për qind të shumës së përgjithshme të dhurimeve politike federale. Ndërkohë, revista “Fortune” vuri në dukje që“shtresa e shumë të pasurve, që zë një pjesë shumë të vogël të popullsisë, duke shfrytëzuar pozicionin e vet ekonomik shumë të lartë, mund të nxitë një numër politikash që t'u shërbejnë vetë atyre me përparësi.”

Një qytetarët bënë homazhe më 28 mars për viktimat gjatë sulmit me të shtëna me armë zjarri në qytetin Neshvil/ foto nga VCG
Kur në zgjedhjet amerikane mungon forca e vërtetë nga populli, kush do t'i përfillë jetesën dhe jetën e banorëve të thjeshtë? Kështu që "qeverisja e popullit, nga populli dhe për popullin" është një frazë e zbrazët, komentoi CMG-ja.
Edhe kundërvëniet e vazhdueshme midis dy partive kanë acaruar përçarjen e shoqërisë amerikane dhe kanë shkaktuar një funksionim politik jonormal të ShBA-së.
Faktet kanë vërtetuar herë pas here se pavarësisht nga çfarëdo preteksti të zmadhuar që mund të gjejë, qeveria amerikane s'mund të mbulojë qëllimin e vërtetë të mbrojtjes së interesave të shtresës së privilegjuar brenda vendit dhe të synimi të hegjemonisë jashtë vendit. Të drejtat e njeriut të stilit amerikan janë "makthi më i frikshëm” i amerikanëve, por edhe i popujve të botës, e përfundon komentin CMG-ja.
