Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një porti të tregtisë së lirë me karakteristika kineze
2023-03-29 20:38:02

foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi gjatë inspektimit të tij në provincën Hainan të mërkurën se është e nevojshme të vijojë rruga e Reformës dhe Hapjes dhe të ndërtohet një port i tregtisë së lirë i Hainan-it me cilësi dhe standarde të larta.

foto/VCG

foto/VCG

Li Qiang u shpreh që është e nevojshme të përshpejtohet ndërtimi i një porti të tregtisë së lirë me karakteristika kineze që ka ndikim global. Ai vuri në dukje po ashtu që duhet të promovohet ndërtimi i softuerëve dhe harduerëve, të përmirësohet fuqimisht aftësia rregullatore bashkëpunuese inteligjente e efikase dhe të krijohet një bazë solide për funksionimin e mbylljes doganore të ishullit deri në fund të vitit 2025.

foto/VCG

foto/VCG

Provinca Hainan, që gjendet në skajin më jugor të Kinës, është zona më e madhe e posaçme ekonomike e Kinës, zona pilot e tregtisë së lirë më e madhe dhe i vetmi port i tregtisë së lirë me karakteristika kineze. Sipas planit, deri në vitin 2025, Hainan-i fillimisht do të krijojë një sistem politikash të portit të tregtisë së lirë, duke u fokusuar në tregtinë e lirë dhe lehtësimin e investimeve, ndërsa deri në vitin 2035, do të bëhet një pikë e re e lartë për ekonominë e hapur të Kinës, dhe një port i tregtisë së lirë i nivelit të lartë me ndikim në botë në mesin e këtij shekulli. (Fang Xiaoyu/Artan)