“Expocity Albania”: Mbahet në Tiranë Forumi Ndërkombëtar i Energjisë
2023-03-29 16:19:06

Expo forum (Foto RTSH)

Expo forum (Foto RTSH)

“Expocity Albania” ka njoftuar organizimin e edicionit të 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë, më 29-31 mars. Në këtë panair do të shpalosen alternativat më të mira të investimit në energji dhe mundësitë që paraqet Shqipëria, bën të ditur “RTSH”.

Kompanitë pjesëmarrëse do të ofrojnë informacion mbi avancimin teknologjik në prodhimin e energjisë dhe potencialin që ka vendi në burimet e rinovueshme. Në forumet që priten të organizohen do të diskutohen siguria në furnizim dhe difersifikimi i burimeve të energjisë. 

Një vend i veçantë është menduar edhe për energjinë e gjelbër, eficiencën dhe digjitalizimin si dhe mjetet elektrike. Një tjetër pikë e rëndësishme e ndarjes së ideve është ajo e investimeve të huaja direkte dhe projekteve, si edhe mbështetja financiare dhe si funksionojnë sot të gjitha këto hallka.

Aktualisht Shqipëria ende ndodhet në situatën e emergjencës sa i takon furnizimit me energji që mbetet në fuqi deri në fund të qershorit të këtij viti. (Elona)