Kryeministri: Kina ka besim e aftësi për të arritur objektivat e detyrat vjetore të zhvillimit
2023-03-29 20:40:33

foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri i Kinës Li Qiang u takua të mërkurën me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva në qytetin Boao. Gjatë takimit, kryeministri kinez u shpreh se vendi i tij ka besimin e aftësinë për të arritur objektivat dhe detyrat vjetore të zhvillimit.

foto/VCG

foto/VCG

Li theksoi se Kina ka një themel të fortë ekonomik, perspektiva të gjera për zhvillim dhe një të ardhme premtuese. Pala kineze do të forcojë rregullimin e politikave makroekonomike, do të fokusohet në çlirimin e potencialit të konsumit e të investimeve, do të zgjerojë hapjen në mënyrë të palëkundur dhe do të parandalojë e zbusë në mënyrë të qëndrueshme rreziqet. Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet t'i përmbahet multilateralizmit dhe të ruajë sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin e lirshëm të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit. Kina është e gatshme të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me FMN-në për të nxitur zhvillimin më të drejtë dhe më të arsyeshëm të qeverisjes globale.

foto/VCG

foto/VCG

Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva tha se kontributi i Kinës në rritjen ekonomike botërore këtë vit pritet ta kalojë një të tretën. FMN-ja vlerëson këmbënguljen e Kinës ndaj multilateralizmit dhe kontributin e saj të rëndësishëm në parandalimin e krizave të borxhit në vendet në zhvillim, dhe është e gatshme të thellojë më tej bashkëpunimin me Kinën.  (Fang Xiaoyu/Artan)