Kolumbia prezanton autobusin e parë të gjelbër bazuar në përvojën e montimit të automjeteve kineze
2023-03-29 16:57:23


Kolumbia prezantoi të hënën autobusin e saj të parë me emetim të ulët me energji hidrogjeni, i cili do t'i bashkohet flotës së transportit publik.

Me një kapacitet prej 50 pasagjerësh, automjeti furnizohet me karburant nga një përzierje hidrogjen-ujë përmes një elektrolizeri 165 kilovatësh që mund të prodhojë hidrogjen të mjaftueshëm për të furnizuar deri në 14 autobusë të ngjashëm.

“Ky nuk do të jetë autobusi i vetëm i këtij lloji që qarkullon nëpër rrugët e qyteteve të vendit. Ne tashmë po punojmë, kështu që automjetet e tjera të shërbimit publik do ta përdorin këtë energji të pastër”,- tha ministrja e Minierave dhe Energjisë së Kolumbisë, Irene Velez, gjatë ceremonisë në Bogota.

Joaquin Losada, president ekzekutiv i prodhuesit të pjesëve të automjeteve “Fanalca”, i cili ishte përgjegjës për zhvillimin dhe montimin, tha se ndërtimi i autobusit bazohet në përvojën e montimit të autobusëve elektrikë kinezë që iu bashkuan flotës së tranzitit publik të Bogotës në 2019-n, bën të ditur “Xinhua”.

“Bazuar në atë përvojë, ne vendosëm të zhvillojmë autobusin e parë elektrik të zhvilluar dhe montuar në Kolumbi”,- tha Losada për “Xinhua” pas ceremonisë.  (Elona)