Sondazhi, shumica e ekonomistëve mendojnë që ekonomia amerikane do të hyjë në recesion sivjet
2023-03-29 17:39:14

foto/VCG

foto/VCG

Agjencia Franceze e Lajmeve AFP njoftoi të hënën që rezultatet e një sondazhi gjashtëmujor të publikuara nga Shoqata Kombëtare për Ekonominë e Biznesit e ShBA-së kanë treguar se mbi gjysma e ekonomistëve të pyetur besojnë që ekonomia amerikane do të bjerë në recesion këtë vit. 

Shoqata Kombëtare për Ekonominë e Biznesit është një shoqatë profesioniste e përbërë nga ekonomistë amerikanë të biznesit. Ajo zhvilloi një sondazh me pyetësor me 217 anëtarë të saj nga data 2 deri në 10 mars. Rezultatet tregojnë gjithashtu që më shumë se dy të tretat e pjesëmarrësve parashikojnë që inflacioni në ShBA do të mbetet mbi 4 % në fundin e këtij viti. 

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimeve, norma e inflacionit në ShBA arriti vjet nivelin më të lartë gjatë shumë dekadave. Për të luftuar inflacionin në rritje të vazhdueshme, Rezerva Federale rriti përsëri normat e interesit më 22 mars, duke shtuar normën e fondeve federale me 25 pikë bazë. Në shkurt të këtij viti, gjendja e inflacionit në ShBA u lehtësua pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa treguesi i çmimeve të konsumit u rrit 6 % , por duke qenë përsëri më i lartë se objektivi afatgjatë i Rezervës Federale të ShBA-së.  (Fang Xiaoyu/Artan)