Foto nga Instagram
Opera “Don Pasquale” u shfaq për fëmijë fundjavën e kaluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e italianit Massimo Spadanos me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura. “Don Pasquale” është një opera komike, vepër e kompozitorit italian Gaetano Donizetti. Ngjarjet në operën e shkruar nga kompozitori Donizetti zhvillohen në Romë gjatë shekullit të 19-të.
Këtë vit në TKOB ka sjellë platformën “Opera për fëmijë e familje” si një risi të veprimtarisë së tij. Në njoftimin e TKOB-së theksohet se “Opera për fëmijë dhe familje” ka si regjisor Mariano Bauduin, dirigjent Masimo Spadano dhe as.regjisore Ada Gurrën.
Opera “Don Pasquale” në dhjetor të vitit të kaluar u rikthye për publikun pas 64 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Don Pasquale” është një opera komike, më tre akte. Kjo shfaqje i dedikohej fëmijëve nga mosha 7 deri 16 vjeç. Shfaqja “Don Pasquale” nga koha e plotë që është 2 orë e 30 minuta, erdhi e shkurtuar për fëmijët në 1 orë e 20 min. Në fillim të shfaqjes as. regjisore Ada Gurra u tregoi fëmijëve në lidhje me historinë se çfarë do të ndodhë përgjatë shfaqjes. Gjatë shfaqjes artistët flisnin edhe ndonjë fjalë në shqip, në mënyrë që të ishte sa më e kuptueshme për fëmijët. Kjo është një mënyrë për t’i drejtuar ata drejt një muzike të mirë.
Lidhur me këtë asistente regjisorja Ada Gurra u tregoi fëmijëve të pranishëm në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit subjektin e operas
Duartrokitjet e fëmijëve ishin aq të sinqerta sa edhe emocionet që përjetuan përgjatë shfaqjes. Njëri nga fëmijët e pranishëm u përgjigj për mikrofonin e Radio Ejani:
Franklin
CMG: Të pëlqeu shfaqja?
Franklin: Po.
CMG: Cila pjesë të pëlqeu më shumë?
Franklin: Më shumë më pëlqeu pjesa e tretë.
CMG: Po përse pikërisht pjesa e tretë?
Franklin: Sepse u martua ai xhaxhi me atë tetën.
CMG: Do ndjekësh shfaqje të tjera sërish në Opera.
Fraklin: Po.
Me vënien në skenë për fëmijët të veprës “Don Pasquale”, synimi është që teatri të kthehet në një ambjent interaktiv për fëmijët dhe kjo është rruga që ky projekt do të marrë, gjë e cila do të pasurohet edhe me projekte të tjera për fëmijët e kopshteve dhe shkollave.
foto nga CMG
Opera “Don Pasquale”
Paraqet historinë e Pasquale-s, beqarit të vjetër, të pasur, por koprrac i cili, dëshiron të martojë nipin e tij Ernesto me një grua të pasur. Ernesto preferon të venë e re dhe të varfër Norina, e cila e do atë. Edhe pse Don Pasquale nuk e ka parë kurrë Norinën, ai e refuzon martesën dhe e dëbon Erneston nga shtëpia e tij. I dëshpëruar, Ernesto i shkruan një letër lamtumire Norinës së tij të dashur. Por Norina nuk heq dorë nga Ernesto. Opera mbyllet me një fund të lumtur.
Shpejtësia e autorit ishte veçanërisht e habitshme. Për dallim nga kompozitorët e tjerë, ai kompozoi kryeveprat e tij brenda pak ditësh. Baza e veprës së tij ishte melodramatizmi i thellë, talenti i madh poetik dhe një sens shumë i dashur për teatralitetin. Së bashku me autorët e njohur Gioachino Rossini dhe Vincenzo Bellini, Gaetano Donizetti ishte një kompozitor kryesor i stilit “bel canto” opera gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX.
Sava Lena
Foto nga Instagrami