Kinë, publikohet raundi i ri i masave për stabilizimin e rritjes ekonomike
2023-03-28 16:44:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në raportin e punës qeveritare të publikuar gjatë dy sesioneve të sivjetshme në Kinë, është vënë në dukje që duhet të krijohet një mjedis konkurrimi dhe zhvillimi i barabartë për të gjitha ndërmarrjet dhe të merren masa konkrete për stabilizimin e pritshmërive dhe besimit të tregut.

 

Më pas, krahinat e ndryshme në Kinë ndërmorën veprime të shpejta, duke publikuar raundin e ri të masave për stabilizimin e rritjes. Në krahasim me masat e shpallura në fillim të vitit, ky raund i ri masash është përqendruar më shumë te shtimi i besimit në treg dhe e ka bërë më të qartë drejtimin e investimeve.

 

Më 21 mars, qyteti Jining i provincës Shandong të Kinës Lindore zhvilloi një konferencë shtypi, ku u publikuan rregulloret për përmirësimin e mjedisit të biznesit. Po atë ditë, edhe qyteti Nankin i Kinës Lindore paraqiti para mediave dokumentin “Këshillat për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të biznesit”.

 

Krahas këtyre, edhe provinca Guangdong e Kinës Jugore ka publikuar kontingjentin e dytë prej 9 masash, si Projekti i Zbatimit të Mbështetjes së Mëtejshme për Investimet Private dhe Masat e Zbatimit të Nxitjes së Zhvillimit të Mikrondërmarrjeve. Edhe në provincat Hubei e Sichuan janë publikuar masat për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

 

Në kryeqytetin Pekin u zhvillua një mbledhje në mes të marsit, për të diskutuar mbi projektin e zbatimit të përmirësimit të gjithanshëm të mjedisit të biznesit për zhvillimin me cilësi të lartë të ndërmarrjeve. Pekini ka paraqitur objektiva që të hiqen më tej pengesat e fshehta, të krijohet mjedisi i barabartë i konkurrimit dhe të aktivizohet gjallëria e ndërmarrjeve në mënyrë më të plotë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zv.drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Ekonomike të Kinës, Wang Yiming, është i mendimit që, për shndërrimin e politikave makroekonomike në forcë drejtuese të rritjes ekonomike, shtimi i besimit është një parakusht i rëndësishëm. “Për ndërmarrjet dhe sipërmarrësit privatë, faktorët kryesorë që ndikojnë në besimin dhe perspektivën e tregut janë qëndrueshmëria e politikave, barazia e mjedisit të biznesit dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë dhe e interesave të sipërmarrësve,” thotë Wang Yiming.

 

Profesori i Universitetit të Financave dhe Ekonomisë të Kinës Jugperëndimore Wu Yin u shpreh që investimet private zënë rreth 55 % të investimeve në pasuri fikse të Kinës dhe mbi 80 % të investimeve në sektorin e prodhimit. Inkurajimi i kapitalit privat të investojë në sektorin modern të prodhimit ka rëndësi të madhe për zgjerimin e hapësirave të investimeve, nxitjen e rritjes së brendshme dhe ndryshimin e modelit të zhvillimit ekonomik.

 

“Në të ardhmen, për të shfrytëzuar më mirë rrugët e reja, fushat e reja dhe impulset e reja, duhet të bëjmë planifikim paraprak për sektorët e ardhshëm dhe t’u kushtojmë më shumë vëmendje ndërmarrjeve që bëjnë investime në këta sektorë,” theksoi Wu Yin.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lidhur me politikat financiare, sektorët qeveritarë do të japin këshilla për të drejtuar institucionet e financave të shtojnë mbështetjen në financim për ndërmarrjet e mesme e të vogla dhe mikrondërmarrjet, si edhe të mbështesin ndërmarrjet “profesionale, specifike, të posaçme e të reja” të regjistrohen sa më shpejt në bursë.

 

“Ndërthurja e politikave ekzistuese dhe e atyre të reja do të çlirojë më tej gjallërinë e ndërmarrjeve në treg, potencialin e konsumit të banorëve dhe impulsin e ngritjes së nivelit industrial. Këtë vit, ekonomia industriale pritet të mëkëmbet pozitivisht dhe kemi besim të plotë për këtë,” u shpreh ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit i Kinës Jin Zhuanglong. (Jiang Lei)