Hungaria mirëpret turistët kinezë
2023-03-28 10:20:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hungaria mirëpriti grupin e saj të parë të turistëve kinezë në aeroportin e Budapestit të dielën pas tre vitesh ndërprerje prej pandemisë Covid-19, njofton “Xinhua”.

Grupi prej 22 turistësh, i planifikuar për një qëndrim nëntëditor në Hungari, u përshëndet nga zyrtarë të Agjencisë Hungareze të Turizmit dhe Aeroportit të Budapestit pas mbërritjes së tyre.

Turistët kinezë u pritën nga hungarezë vendas me veshje tradicionale folklorike dhe secilit iu dhanë dhurata si shenjë vlerësimi për zgjedhjen e Hungarisë si destinacionin e tyre të pushimeve.

Vitet e fundit, Hungaria ka parë një rritje të vazhdueshme të turistëve kinezë, të cilët tërhiqen nga historia e pasur e vendit, monumentet kulturore dhe bukuritë natyrore.

Qeveria hungareze ka bërë një përpjekje të përbashkët për të nxitur turizmin duke prezantuar një sërë iniciativash për shtetasit kinezë dhe fushata promovuese në Kinë.

Në dy muajt e fundit, shumë agjenci udhëtimi kineze kanë zhvilluar në mënyrë aktive produkte të reja udhëtimi për turne që fokusohen në Hungari. (Fatosi)