Aeroportet kroate fillojnë të zbatojnë rregullat e Shengenit
2023-03-28 10:37:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aeroportet në të gjithë Kroacinë filluan të zbatojnë rregullat e Shengenit të dielën, pasi pasagjerët ajrorë drejt dhe nga Kroacia dhe anëtarët e tjerë të zonës Shengen nuk do të kenë më nevojë të kalojnë kontrollet e pasaportës, një lëvizje e rëndësishme që shënoi plotësisht anëtarësimin në Shengen për Kroacinë, njofton “Xinhua”.

Megjithatë, fluturimet për në dhe nga Kroacia dhe anëtarët jo-Shengen do të mbeten të pandryshuara.

“Ditën e parë, parashikohen 108 fluturime nisjeje dhe mbërritjeje, 53 prej të cilave janë mbërritje dhe 10 prej tyre janë jashtë zonës Shengen”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Zagrebit.

Kroacia u bë pjesë e zonës Shengen më 1 janar të këtij viti dhe kalimet kufitare tokësore u shfuqizuan në të njëjtën ditë kur u bashkua me zonën Shengen. (Fatosi)