"New York Times": Shtohen vjedhjet e armëve në makina
2023-03-28 14:36:31

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së shtunës të gazetës amerikane "The New York Times", në ShBA, ku numri i armëve është më i madh se i popullsisë, gjithnjë e më shumë armë vendosen në automjete, që janë bërë burimi më i madh i vjedhjes së armëve. 

Një organizatë që bën thirrje për kontrollin e armëve, analizoi të dhënat e publikuara vjet nga FBI-ja dhe zbuloi që, gjatë vitit 2020, afro 40 mijë armë u vodhën nga makinat. Në një pjesë qytetesh amerikane ka grupe të rinjsh që vjedhin në mënyrë të organizuar armët në automjete dhe kjo dukuri gjithnjë e më serioze është bërë fokusi i ri i debateve për kontrollin e armëve në ShBA. (Wang Lei/ Artani)