Diplomati rus: Rusia do të qëndrojë në Organizatën Botërore të Tregtisë
2023-03-28 16:05:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia nuk ka plan të largohet nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), pavarësisht përpjekjeve të disa vendeve për ta penguar, tha një diplomat rus në një intervistë me “RIA Novosti” të hënën, citon “Xinhua”.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet për pjesëmarrjen tonë në tregtinë shumëpalëshe, duke analizuar balancën e përfitimeve dhe kostove të anëtarësimit të plotë në OBT”,- tha Dmitry Birichevsky, drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ekonomik në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.

“Në të njëjtën kohë, ne vijmë nga fakti se ka baza për të mbetur në organizatë si anëtare e plotë për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me vendet në zhvillim që janë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin në baza të barabarta dhe me interesa të ndërsjella”,- tha ai, duke theksuar se OBT-ja është një platformë e pazëvendësueshme globale mbi të cilën Rusia ndërtoi marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me vendet që nuk ndërmorën veprime jomiqësore kundër Rusisë. (Fatosi)