Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në fabrikën e çokollatës në SHBA
2023-03-28 11:59:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i viktimave nga një shpërthim dhe zjarri në një fabrikë çokollate në West Reading, shteti amerikan i Pensilvanisë, u rrit me të paktën shtatë persona, njoftuan autoritetet të dielën, citon “Xinhua”.

“Të shtatë të zhdukurit e supozuar janë gjetur”,- tha kryebashkiakja e West Reading, Samantha Kaag, në një deklaratë të lëshuar të dielën mbrëma.

Shpërthimi ka ndodhur në “R.M. Palmer Company”, e cila prodhon çokollatë, të premten pasdite. Dhjetë persona u dërguan në spital.

Ndërsa vijon hetimi, kryebashkiakja Kaag tha se do të ketë tre ndërtesa të bllokuara rreth zonës për masa paraprake. (Fatosi)